Supermarketet boshatisen nga soda e bukës gjatë pandemisë së koronavirusit

Soda e bukës është bërë nga produktet më të kërkuara nëpër supermarketë pas letrave higjenike gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Në Spanjë dhe Portugali janë shumëfishuar blerjet e sodës së bukës, pasi doli ligji se njerëzit duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi”, thotë gazeta “The Huffington Post”

Një nga arsyet e shitjes në masë së sodës së bukës gjatë izolimit është se ajo mund të përdoret gjithashtu edhe si një agjent pastrimi përveç gatimit apo pjekjes.

Soda e bukës është një pastrues shumë i mirë për frutat dhe perimet. Shumë njerëz e përdorin edhe si dizifektues për sipërfaqet e shtëpisë, në këtë kohë kur higjena ka më shumë rëndësi së kurrë.

 

SHKARKO APP