Surprizë! Vetëm qëndro i qetë…

Britton Hayes nga Seattle, Uashington së bashku me një grup turistësh po ecte me makinë në Parkun Kombëtar të Serengetit kur një gatopard iu shfaq në pjesën e pasme të xhipit.

Në video shihet gatopardi që eksploron pjesën e pasme të makinës ndërsa Britton qëndron i qetë dhe nuk lëviz.

“Ishte një nga momentet më të frikshme të jetës sime,”-tha Hayes.

Ai ia atribuoi ndihmën udhëzuesit të guidës i cili e ndihmoi të qëndronte i qetë duke i treguar sesi të ngadalësonte frymëmarrjen.

Gatopardi u largua nga makina pa lënduar asnjë njeri.

Hayes pranon se qeshën me ngjarje disa orë më vonë dhe u lehtësuan që asgje e keqe nuk ndodhi.

SHKARKO APP