Surroi: UÇK-ja ka qenë pakicë, ka luftuar, por nuk e ka përfaqësuar shumicën në Kosovë

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, deklaron se askush nuk ka kërkuar që në çështje të mëdha të jenë bashkë “krahu i luftës” dhe “i paqes”.

Surroi, në RTV Dukagjini, u shpreh se është narracion artificial se në Kosovë duhet të bashkë qeverisin “krahu i luftës” dhe ai “i paqes”. Ai ka thënë se ky narracion është ndërtuar qysh nga viti 1999 e ka vazhduar ndër vite.

“Mos harroni se ajo që quhet ‘krahu i luftës’ është pakicë në Kosovë. Nuk është shumicë. UÇK-ja nuk ka qenë shumicë në Kosovë, por pakicë. Natyrisht pakicë e organizuar dhe ka luftuar, por nuk ka përfaqësuar shumicën në Kosovë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, u pa në zgjedhjet e para që UÇK-ja ishte edhe pakicë politike në Kosovë pasi sipas tij Rugova i fitoi zgjedhjet dhe ai nuk ishte “krah i luftës”.
Surroi ka thënë se Pavarësia e Kosovës është dashur të shpallet në verën e vitit 2007 dhe nuk ka lidhje me ardhjen në pushtet të PDK-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare është shtyrë shpallja e Pavarësisë më kërkesë të Francës për të bindur Rusinë në një çështje për Iranin. Publicisti thotë se “krahu i luftës” arriti ta mbajë pushtetin më shumë se 10 vite për shkak se ishin mirë të organizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?