“Suus” i Rona Nishliut ende gjallë në skenat Europiane

Ishte viti 2011 kur atë mbrëmje Dhjetori, këngëtarja shqiptare e Kosovës Rona Nishliu fitoi Festivalin e 50-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Para prezantimit në skenën e Eurosongut, komentet mbi këngën “Suus”, nuk ishin pozitive madje dhe shumë kritikuese për zhanrin e këngës, tekstin, me një fjalë nuk u pëlqye aq shumë nga masa. Në Eurovisionin e 2012 Shqipëria për herë të parë po shkonte me një këngë të një stili të veçantë, as baladë, e as rrok por një këngë që fliste për shpresën.

Por të gjithë zërat kritikë dhe mosbesues ndaj Ronës, si për ironi ranë menjëherë poshtë dhe të gjithë filluan ta pëlqenin këngës e saj. Shqiptarët atë e kritikuan dhe ajo i dha Shqipërisë vendin më të mirë të arritur në skenën e këtij festivali Europian, atë të pestin, një rezultat ende i ka arritur nga askush deri më tani. Ende sot në 2016 Rona Nishliu është përfaqësimi më i mirë në Eurosong, sipas renditjes dhe popullaritetit që ka end ky projekt muzikor.

Sot që flasim në 2016 mund t’ju duket e çuditshme por “Suus” këndohet në konkurse të ndryshme muzikore, nga të gjithë, që nga konkurrenti më i vogël deri tek ata në moshë madhore. “Më lëni të qaj”, sot prek të huajit që dinë të ndjejnë e të kuptojë filozofinë e këngës së Ronës, sot ata emocionohen kur tingujt lëshohen në skena Europiane. Në Rumani, “Suus” është një nga këngët më të përzgjedhura të konkurrentëve të cilët nëpërmjet cilësive që kënga ka, dëshirojnë të përcjellin emocion por dhe të tregojnë aftësitë e tyre vokale.

Profesionistët e vjetër të artit muzikorë e kanë cilësuar këtë këngë në kategorinë e atyre projekteve muzikore që kërkojnë punë dhe impenjim maksimal. Sot në 2016 kjo këngë mbetet e gjallë në skenat Europiane, në konkurse të ndryshme. Disa prej tyre i gjeni më poshtë. Ndërsa nëse do të flasim për të ashtuquajtura “covera”, ato nuk mund ti numërojmë dot sepse janë me mijëra të tillë në platformën Youtube, nisur që nga viti 2011 e deri më tani.

Lista e disa prej konkurseve muzikore ku është kënduar “Suus”

Sanremo për fëmijë në Maltë, viti 2014

“The Voice of Ukraine” për të rritur në vitin 2014

“The Voice of Albania” në vitin 2014

“Next Star”, konkurs për fëmijë në Rumani, viti 2015

“Gjeniu i vogël” në vitin 2015

“Next Star”, konkurs për fëmijë në Rumani, viti 2016

Nga: Redjon Shtylla

SHKARKO APP