Syri i Sheganit, perla e pazbuluar e natyrës

Deri para pak vitesh shërbente si vend për kontrabandën e naftës apo edhe për trafikim të lëndëve narkotike drejt Malit të Zi, por vitet e fundit Syri i Sheganit në Malësinë e Madhe është kthyer në një prej pikave më të preferuara për turistët e huaj por edhe vizitorët vendas.

Një perlë e natyrës ende e pazbuluar siç duhet Syri i Sheganit është një monument natyror, i cili po merr tashmë vëmendjen e duhur nga vizitorët. Një prej banorëve të asaj zone Gjokë Luli shprehet se interesi për Syrin e Sheganit është rritur ndjeshëm.

“Jemi në një vend kulminant siç mund ta quajmë. Këtu është Syri i Sheganit ose Syri i Virit siç e njohim ne banorët dhe ka një thellësi të jashtëzakonshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka gojëdhëna që shkon deri në 100 metër i thellë. Natyra e këtij vendi ka tërhequr shumë vizitorë por edhe njerëz të artit, kulturës, njerëz që e duan jetën dhe që e duan trashëgiminë kulturore. Me aq sa shoh unë po merr përmasa të jashtëzakonshme dhe njerëz që kanë interes për të ardhur dhe për të shijuar këtë vend këtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo mund të bëjë që në një të ardhme jo shumë të largët, emigrantët që janë larguar të rikthehen në vendin e tyre dhe të investojnë në agro turizëm në këtë zone sepse është e qartë se interesi është në rritje“, shprehet ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?