Taborr me deputet dhe ministra!…

Placeholder Image

Nga: Agim Jazaj
1 Ministri për 200000 banor
1 Deputet për 20 mijë banor
***
Komisionet politike- mikse; të pozitës, opozitës reale dhe asaj informale, po diskutojnë gjerë e gjatë për reformimin e Kodit Zgjedhor: Me lista të hapura dhe të mbyllura, nga mendje mbyllurit për mendje hapurit!
Edhe dje, dy muhabetçinj, teksa kthenin nga një gotë te kafe Edit, në Vlorë e leksën dhe e pleksën…
Njeri bënte opozitën dhe tjetri pozitën.
“Me gjej modelin- i thosh pozitari, i hakërryer: Me lista të hapura dhe koalicone parazgjedhore. Ku ështe modeli? Më gjej monstrën?
Kemi marë modelin e Hollandës”- arsyetonte pozitari.
-“Po i thosh opozitari. Po mund t’më gjesh ti monsterën, si ky Parlamenti ynë, me deputet të zgjedhur, me lista të mbyllura dhe tunden, sikur janë zgjedhur me lista të hapura? Me gjej një parlament të braktisur nga lojtarët e skuadrës, madje nga 3 skuadra (PD, LSI, PDIU) të zgjedhur dhe të përfaqsuara dhe të vazhdojnë lojën, lojtarët e stolit? Ku ka monstër të tillë? Parlament me 120 deputet, nga 140?!
Më thuaj ku ka një vend pa gjykatë Kushtetuese, etj”?
Ne marim për model: T’i presim poturet sipas hollandezeve, mbathjet sipas irlandezëve, opingat sipas, norvegjezëve, këmishën sipas kanadezëve!… 7 male kaptuar!
Por, nuk marin për model, kostumin e Italisë, apo Greqisë që kemi te turinjtë, as Kosovën e një rrace, as të Kroacisë model, as të Mali i Zi, Maqedonisë, me bashkësi komunitetesh, bën marëveshje dhe zgjedhje të parakohëshme, me qeveri kujdestare? Më gjej një vend me këtë popullsi dhe me këtë numër deputetësh? Me numër rekord ministrish, ministra e ministresha e le më zv/ministresha?
Këto komisoine përse nuk diskutojnë dhe nuk marin për rëfërim dhe krahasim edhe numrin e popullsisë të këtyre vendeve, si dhe numrin e deputetëve, dhe numrin e ministrive?
*Për gati 30 vjet shoqëria shqiptare e kriminalizuar, e kanabizuar, e dhunuar dhe e torturuara nga njerëzit e një rrace, pa rracë, po ecën kuturu, pa busull, në udhët e humbura nga të pa udhët…
Ka kaluar kohë, dhe po e kërkojnë, ndoshta elita e shoqërisë të mos ndryshojnë si deri më tani, qeveritë me rrotacione 8 vjeçare, por të ndryshojnë qeverisjen, me votë dhe revolucion, edhe 8 mujore, siç bëjnë italianët tek pragu i derës, të demokratizojnë dhe të emancipojnë qeverisjen, shoqërinë, etj!…
Të ndëshkohen shkaktarët, fajtorët, peshqit e mëdhenj e jo cironkat…
Vite më parë kemi publikuar në shtypin e emigracionit shqiptar në Greqi, të vitit 2001, pikërisht shkrimin e titulluar: “Taborr Ministrash”. 22 ministra dhe 32 zv/ ministra. “Rekord” Botëror”! Atë kohë disa të huaj me haber, teksa mësuan këtë numër marramandës të ministrive dhe numrin e popullsisë shqiptare shqyen syt! 22 ministra dhe 32 zvëndës, pale më drejtorët, zvëndësdrejtorët, sekretarkat…
Në zgjedhjen e “taborrit” atë vit, morën pjesë rreth 1. 375000 zgjedhës. Për ketë qeveri votuan gati 20 përqind e zgjedhësve!…
Kanë kaluar gati 19 vjet, kanë rrjedhur mjaftë rrëke dhe si rezulton bilanci? Rrëket e politikës kanë sjellë ujë të pastër, apo bien ende ujë më të këllirosur, në rezervatin shqiptar, në çezmat e shqiptarve? Këtë llogari të shkoqur e bën çdokush.
Ku dhëmb- dhëmbi, shkon dhe gjuha!
Nga publikimi i para pak ditëve, bërë dhe në rrjetet sociale për përbërjen e qeverive, të disa vëndeve kryesore të Europës, numërin e ministrive, llafi erdhi se kishte shkuar me behçiun e fshatit, deri atje lartë, mes Këlcyrës e Mezhgoranit. Banorët e atyre anëve i kishin telefonuar me njëherë birit të tyre; Kiço Peshtanaku, alias Kristo Mërtiri. Dale more kishte thënë pendë hali, ta themi shqeto, ashiqare e pa çamçakiz në dhëmbë: Shqipëriza jonë edhe në këtë tregues është e para në tabelat renditëse, jo më në Europë, por edhe në Botë, në raport Ministër, ministri për banor!
Politkëbërsit dhe shtetdrejtuesit, në harkun kohor të stërtranzicionit, afro 30 vjet, refrenin: “Reformë” e kanë pasur në majë të gjuhës, ditën dhe natën, pa e “qepur syrin”, madje me ambicien, duke ju referuar dhe kaluar vendeve më të përparuara: Psh, për dekriminalizimin është marë modeli italian, hapja e dosjeve sipas përvojës gjermane, sistemi zgjedhor elektronik, i dështuar sipas Zvicrës, etj…
Një vështrim i shpejtë, më këmbë e këmbë në tokë, pas gjithë këtyre “reformave” rezulton, thuaj në gjithë opinionin qytetar, i testuar çdo mengjes në “Koha për t’u zgjuar” të gazetarit Bashkim Hoxha: “Vrafëria e pllakosur, shpresa e vrarë, pasiguria e pa sosur. Krimi dhe korrupsioni kanë këputur Frerët. Politika nuk edukon, por shthur, nuk frymëzon, por demoralizon, nuk parandalon krimin, por e nxit krimin, nuk paqton, por i hasmëron njerëzit, për të zhvendosur konfliktin dhe zullumet nga qytetari me qeverisësit, midis qytetarëve! Nuk udhëheq, por sundon, nuk shërben, po rrëmbën, “mer” modelin, por nuk mer mentalitetin, standartin”… Një qerre me zgjedhës, një vagon me ministra! Ku e kë model kemi marë?! Askush nuk e thot. Rasatin se gjen në asnjë kontinent, as në planet…
Shqipëria qeveriset nga kryeministri me; 14 Ministri dhe një zv. kryeministër.
Dhe përllogaritjet vijojnë: Për nga mesatarja e popullsisë, Shqipëria zë vendin e parë në botë të ministrave, duke lënë pas edhe SH.B.A. Gjermaninë me 15 ministra, Anglinë me 12, Italinë fqinje me 12, Turqinë me 15 ministri…
Disa nga vendet në botë: Numri i popullsisë dhe numri i Ministrive, dhe përqindja e popullsisë për çdo ministri.

Shtetet Nr. i R a p o r t et
Popullsisë Ministri Ministra-Për banor
1. Shqipëri 2.8 milion = 14 ministra =1 ministër për 200000 “
2. Irlanadë 4.1 “ = 14 1 “ “ 292235 “
3. Norvegji 5.2 “ = 14 1 “ “ 371428 “
4. Slloveni 5.4 “ = 13 1 “ “ 415384 “
5. Serbi 7.4 “ = 14 1 “ “ 528571”
6. Austri 8.5 “ = 13 1 “ “ 653846 “
7. Çeki 10.6 “ = 16 1 “ “ 662500 “
8. Greqi 10.7 “ = 16 1 “ “ 668700 “
9. Portugali 10.5 “ = 13 1 “ “ 807692 “
10.Rumani 19 “ = 23 1 “ “ 826 086 “
11. Belgjikë 10.9 “ = 12 1 “ “ 908333 “
12. Hungari 9.9 “ = 8 1 “ “ 1.237500 “
13. Poloni 38.5 “ = 12 1 “ “ 3.208 333 “
14. Itali 59 “ = 16 1 “ “ 3.529411 “
15. Francë 65.3 “ = 16 1 “ “ 4.081125 “
16. Angli 62.2 “ = 12 1 “ “ 5.183 000”
17. Turqi 76.2 “ = 15 1 “ “ 5.080000 ”
18. Gjermani 81.8 “ = 15 1 “ “ 5.453333 “
19. Rusi 142.3 “ = 20 1 “ “ 7.115 000 “

DISA PARLAMENTE NË EUROPË
Numri i popullsisë dhe numri i deputetëve

Italia =59 mil. banor= 630 Depute t = 1 deputet për mbi 94 mijë
Gjermania= 83 mil banor= 709 “ = 1 “ “ 120 mijë
Franca = 67 “ “ = 338 “ = 1 “ “ 190 mijë
Britania = 67 “ ” = 650 “ = 1 “ “ 120 mijë
Greqia: = 10 “ “ = 250 “ = 1 “ “ 40 mijë
Shqipëria = 2.8 “ “ = 140 “ = 1 “ “ 20 mijë

*Ahmeti, miku im kur u njoh me tabelën e ministrave më kërkoi të bëja një veprim të shpejtë matematikor me makinën llogaritëse: Nëse do të kishte këto raporte Kina si do të rezultonte: Do të kishte 9827 ministri, e ministra a ministresha!
Disa të motshëm sa e kishim marë vesh këtë bilanc, i’a kishin marë këngës në “Sheshi Rilindja ”:
Qajë moj Shqipëri/ Ulëri moj e gjorë/ Nga një ministri/ Për 1 mijë banor/Ndërsa deputet/ Një taborr, çdo çetë!…

SHKARKO APP