Tahiri nuk i ndahet origjinës, emri i veçantë i të birit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe bashkëshortja e tij Fatlinda, janë bërë prindër për herë të dytë, teksa vetëm para pak ditësh erdhi në jetë djali i tyre.

Çifti vendosën që këtë lumturi ta ndanin me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, ku Saimiri u shfaq në një foto me të birin e porsalindur. Fatlinda dhe Saimiri kanë vendosur që fëmijën e tyre të dytë ta pagëzojnë me emrin Golik, dhe kjo jo pa arsye.

Golik është emri i një maje mali në Tepelenë, origjina e vetë ish-ministrit Tahiri. Mesa duket Tahiri ka një dashuri mjaft të madhe për vendlindjen e tij dhe këtë e ka pasqyruar edhe tek emri i të birit.

SHKARKO APP