‘Taken 3’, filmi më i shikuar në SHBA dhe Kanada

Seria e tretë e filmit “Taken” po kryeson listën përsa i përket arkëtimeve në javën që lamë pas.

Taken ka lënë pas filma si “Hobbit” apo “Selma” duke u shkëputur në mënyrë të ndjeshme.

Taken ka fituar plot 40.4 milionë dollarë në javën e shkuar në dhe Kanada duke kryesuar listën e filmave më të shikuar.

Në vendin e dytë ishte filmi “Selma” i ndjekur nga “Into the Woods”.

Vetëm vendi i katërt për “The Hobbit”.

Këta janë 10 filmat më të shikuar javën e fundit në SHBA dhe Kanada:

1. Taken 3 – 40.4 milionë dollarë
2. Selma – 11.2 milionë dollarë
3. Into the Woods – 9.8 milionë dollarë
4. The Hobbit: The Battle of the Five Armies – 9.4 milionë dollarë
5. Unbroken – 8.4 milionë dollarë
6. The Imitation Game – 7.6 milionë dollarë
7. Night at the Museum: Secret of the Tomb – 6.7 milionë dollarë
8. Annie – 4.9 milionë dollarë
9. The Woman in Black 2: Angel of Death – 4.8 milionë dollarë
10. The Hunger Games: Mockingjay – Part 1 – 3.7 milionë dollarë

SHKARKO APP