Takime letrare me fëmijët jetimë

 

 
Me rastin daljes nga shtypi të librit për fëmijë “Djali nga Hoti” të autorit Kolec Traboini, në u zhvilluan dy takime letrare me fëmijët jetimë në dy institucionet që merren me rritjen dhe edukimin e tyre, në Fshati SOS, një mjedis vërtetë mbresëlënës në kodrat e Saukut, si dhe Shtëpinë e Fëmijës”Zyber Hallulli” në Tiranë.
Në veprimtari ishin Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptare, Fatime Kulli shkrimtare, autori i librit Kolec Traboini dhe Genci Tepelena. Në sallën e librarisë u zhvillua një bisedë me fëmijët dhe edukatorët e Fshatit SOS, e cila u përqëndrua rreth prirjeve të talenteve që shfaqin fëmijët dhe sa është e mundur që këto talente, sado të vegjël në moshë, të kenë mundësi të realizohen duke u ngjallur besimin se të gjithë ëndërrimet bëhen të mundshme me këmbëngulje e durim, dhe se shoqëria dhe shteti do t’i përkrahin ata në dëshirat e tyre për të zënë një vend në shoqëri si të gjithë të tjerët.
Me mësuesit dhe edukatorët u bisedua për mundësine e ngritjes së një grupi talentesh letrare, të cilët të mund t’i botojnë edhe shkrimet e tyre në një almanak letrar për fëmijë. Atje u tha se janë disa fëmijë që kanë ëndërrime letrare dhe madje edhe shkruajnë vargje. Fëmijëve që kishin prirje të tilla autori i librit “Djali nga Hoti” u dhuroi nga një kopje të librit të tij me autograf.
Ai dhuroi gjithashtu disa kopje të librit për bibliotekën e Fshatit SOS. Në takimin që u bë në Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli”, grupit të shkrimtarëve në vizitën e tyre ju shtuan edhe Silvana Braçe, e njohur për emisionet e saj televizive dhe Ina Nallhani që ka dhënë një ndihmesë të madhe për fëmijët jetimë pasi ka qënë edhe vetë e tillë. Duhet thënë se tre nga antarët e grupit kanë jetuar në fëmijëri në Shtëpinë e Fëmijës e kjo i bënte bisedat të ngrohta dhe shumë interesante për fëmijët jetimë. Takimi u zhvillua në një sallë të katit të parë të ndërtesës së rikonstrukturuar dhe e paisur shumë mirë me të gjitha mjetet e nevojshme për t’ua bërë fëmijëve jetimë jetën sa më të mirë e rehatshme.
Fëmijëve u foli Ilir Çumani dhe shkrimtarja Fatme Kulli. Autori i librit Kolec Traboini u tha fëmijëve se ai u kish sjellë jo më kot këtë libër, sepse kishte për ata një mesazh, a thënë ndryshe një mendim që duhet ta kenë parasysh. Të gjitha ëndërrimet plotësohen në jetë. Mjafton të kemi guximin të ndjekim ëndërrimin tonë me këmbëngulje, vullnet e durim. Disa nga fëmijët u shprehen se ata shkruanin vjersha. Atëherë autori, fëmijëve me prirje letrare u dhuroi nga një kopje të librit “Djali nga Hoti” me autograf. Në takim e çiltër me femijët jetimë u fol për librat dhe endërimet fëmijënore që zenë fill nga kjo moshë, sa e bukur dhe aq delikatë dhe për të cilët shoqëria e shteti duhet të kenë një përkujdesje të veçantë.

SHKARKO APP