Talenti i rrallë shqiptar ‘çmend’ publikun zvicerian (Video)
Një talent i rrallë shqiptar, vetëm 10 vjeç ka fituar zemrat e publikut zvicerian me zërin e tij mahnitës dhe me aftësitë në kërcim.
Nuel Ramaj me origjinë nga Kosova, por jeton në Romanshorn të Zvicrës është marrë më kërcim për 4 vite. Por jo vetëm. Vetëm 10 vjeç, vogëlushi ka realizuar një këngë me titull “With You” që është publikuar 5 ditë më parë.
Kënga ka marrë klikime në YouTube.
Synimet e Nuel janë të mëdha për të ardhmen e tij
Ndërsa mori pjesë në konkursin ‘Talentet më të mëdha zvicerane’ ai u shpreh: “Është mahnitsëse të merresh me kërcim, ti mund të bëhesh një yll.”