Talentit më shpërthyes të momentit që ka një lidhje speciale me Shqipërinë, i ndodh fatkeqësia e rëndë

Nutsa Buzaladze e lindur më 28 janar 1997 e njohur në mënyrë mononime si Nutsa, është një këngëtare dhe kompozitore gjeorgjiane.

Ajo konsiderohet si ylli ndërkombëtar i momentit për shkak të performancave të jashtëzakonshme në disa nga eventet muzikore më të rëndësishëm të planetit.

Aktive, energjike dhe e vetë-motivuar, ajo i ka lënë pa frymë juritë në mbarë botën, me zërin dhe sjelljen e jashtëzakonshme në skenë.

Që nga viti i kaluar kur u shfaq në finalen e American Idol, në duetin e saj me Kylie Minogue, 27 vjeçarja kërkohet nga të gjithë, ndërsa vendi i saj i lindjes e ka caktuar përfaqësuese në Eurovision 2024 në Suedi ku Nutsa do prezantohet me këngën “Firefighter”.

Ajo mund të jetë nga këngëtaret e pakta sot në botë që pëlqehet masivisht edhe në SHBA, edhe në Rusi.

Publiku amerikan mrekullohet kur Nutsa këndon himnin amerikan në disa nga eventet më të rëndësishme sportive të kombit, kurse në Rusi zëri i saj ka thyer të gjitha rekordet e pëlqimit dhe popullaritetit.

Nutsa performoi këtë vit edhe në Teatrin Kombëtar të Dubait si dhe në Operan e Dubait, i cili është qyteti ku ajo është vendosur rezidente për momentin.

Buzaladze ka lindur në Tbilisi por është rritur në Turqi. Ka performuar në skenë që në moshën 5-vjeçare. Ka jetuar në Los Anxhelos, ku fitoi përvojë muzikore, dhe më pas u vendos në Dubai. Albumi i saj “Nutsa22”, një bashkëpunim me shtëpinë diskografike Sony përmban edhe single-in “Gvirilebi” që e ka kthyer artisten në një sensacion brenda dhe jashtë Gjeorgjisë.

Jo të gjithë e dinë e Nutsa ka një lidhje speciale me Shqipërinë. Artistët shqiptarë e njohin të gjithë, por edhe një pjesë e publikut në Shqipëri e mban mend vajzën energjike që u shfaq për herë të parë në Tiranë në 2021.

“Ne jemi një” titullohej jo rastësisht kënga e saj. Ajo konkurroi në kategorinë “Artistët Ndërkombëtarë” në konkursin e këngës shqipe Kënga Magjike 2021, ku doli e dyta.

Kur Ardit Gjebrea, i cili është një mik i afërt i artistes shpërthyese, e pyeti se ku dëshiron të arrijë, Nutsa i tha se ëndrra e saj ishte të bëhej një këngëtare ndërkombëtare. “Dua t’i bëj njerëzit e lumtur dhe t’u jap të gjithë dashurinë dhe energjinë time” – i tha ajo Gjebresë. “Mezi pres të kthehem në Tiranë” – shkuajti më pas vajza e talentuar në rrjetet sociale.

Tre ditë më parë kjo artiste premtuese u godit nga një fatkeqësi e rëndë që ka hidhëruar të gjithë miqtë e saj, edhe në Shqipëri.

Vëllai i saj u nda nga jeta në moshë shumë të re.

“Sot vëllai im, i bukuri Dato, u gjet i vdekur në një makinë në Amerikë. Nuk di cila dhimbje është më e madhe se kjo. Ndjej sikur më është thyer një pjesë e zemrës. Nuk mundem ta fal veten që nuk pata një marredhenie më të ngushtë me të vecanerisht kohet e fundit. Kjo vuajtje do me ndjeke pas gjithe jeten.Te dua” – shkruajti Nutsa në rrjetet sociale.

Mijëra miq dhe fansa nga e gjithë bota përfshirë Shqipërinë ndanë me Nutsën dhimbjen dhe empatinë për këtë humbje të madhe. /Dita/

SHKARKO APP