Tamponët e koronavirusit po kapin “virusin e ngordhur”
Testi kryesor që përdoret për të diagnostikuar koronavirusin është kaq i ndjeshëm sa mund të jetë duke kapur edhe fragmente të virusit të ngordhur, raporton BBC.
Një grup shkencëtarësh ka zbuluar se diçka e tillë po shton në mënyrë artificiale shkallën e pandemisë.
Profesor Carl Heneghan, një nga autorët e studimit, tha se në vend që testimi të arrijë në përfundimin nëse është pikasur virusi, duhet të jetë më specifik, në mënyrë që një sasi e vogël virusi të mos provokojë një rezultat pozitiv.
Ai beson se pikasja e gjurmëve të virusit nga infeksionet e vjetra shpjegon se përse po rritet numri i rasteve, kurse shtrimet në spital kanë mbetur në gjendje të njëjtë.h
Universiteti i Oksfordit thotë se një metodë më specifike duhet të tregojë nëse testi pozitiv ka pikasur një virus aktiv që mund të riprodhohet dhe të përhapet apo vetëm fragmente të virusit të ngordhur, që nuk mund të rriten dhe shumohen as te njeriu dhe as në laborator.