Tani e tutje do të shpërdorojmë më pak kohë në Instagram

37% të baterisë e konsumon Instagrami. Thoni që kjo s’është shumë kohë e kaluar në një aplikacion duke parë të njëjtat foto, të njëjtat Story që s’na interesojnë më. S’na thoni dot sepse është vërtet shumë kohë e shpenzuar kot.

Që kur Instagrami kaloi nga renditja kronologjike e postimeve në renditje algoritmike, shumica e përdoruesve, unë gjithashtu, kanë qenë të konfuzuar dhe si pasojë futen dhe shohin të njëjtat gjëra pafundësisht. Konfuzimit i erdhi fundi, falë veçorisë më të re nga Instagram.

Që prej të hënës, kur të shihni njoftimin “You’re All Caught Up”, dijeni se keni parë çdo postim të dy ditëve të fundit.

Çfarëdo posti mbi shenjën e gjelbër është postuar ditën e sotme dhe ju e keni parë. Ç’është nën shenjën jeshile është postuar dje dhe ju i keni parë dhe ato. Mund të dilni nga Instagrami tani dhe të bëni diçka tjetër, s’ka asgjë për të parë këtu. Jini produktivë.

SHKARKO APP