Tani edhe qentë e macet mund të kenë llogaritë e tyre bankare

Për të paguar vizitat veterinare, për të blerë biskotat dhe për të mos folur për tualetin pastaj….

Shpenzimet e përditshme janë të shumta edhe kur bëhet fjalë për kafshët shtëpiake.

Tanimë edhe kafshët shtëpiake mund të kenë llogaritë e tyre bankare. Nuk është shaka, por iniciativa e re e një banke në Piacenza të Italisë që ka menduar për një zgjidhje dedikuar ekskluzivisht miqve me katër këmbë, shkruan tgcom.

Quhet “Miq Besnik” dhe kushton 6 euro në muaj, llogaria që ofron shërbime të ndryshme për klientët e saj leshatorë.

“Një klient na pyeti nëse mund t’i hapnim një llogari bankare qenit të tij për të mbuluar të gjitha shpenzimet e kafshës. Nuk ishte e mundur ta kënaqnim menjëherë, por e menduam dhe studiuam çështjen.

Vumë re se shumë të tjerë shpenzojnë shifra të konsiderueshme parash për kafshët e tyre të dashura dhe kanë nevojën të ndajnë shpenzimet e kafshëve shtëpiake nga shpenzimet e tyre”, rrëfen presidenti i bankës.

Kështu lindi idea e krijimit të llogarive bankare për kafshët.

Në realitet, nga këndvështrimi burokratik i çështjes, emri i kafshës shfaqet në dokumente bashkë me atë të padronit.

Janë gati 100 klientë që vendosën të hapin një llogari bankare për miqtë e tyre me putra.

Nuk dihet nëse banka të tjera do të bëjnë të njëjtën gjë, por dihet se në Itali ka thuajse 60 milionë kafshë shtëpiake dhe nga njëherë shpenzimet që bëjnë disa njerëz të caktuar, janë të paimagjinueshme.

“Miqtë Besnik” kushton 6 euro në muaj dhe ofron shërbime të ndryshme.

SHKARKO APP