”Tapeti i kuq” në Kuvend, tek zonjat deputete dhe ministre dominon ngjyra e zezë (FOTO)
Sesioni i ri mblodhi këtë të hënë në Kuvend deputetët pas pushimeve verore. Në këtë sesion, deputetët, ministrat do të duhet të ngrenë kartonin për një sërë çështjesh të rëndësishme në funksion të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm. Një pjesë që tërheq vëmendje është dhe veshja e zyrtarëve, ku tek zonjat deputete dhe ministre, shihet një dominim i ngjyrës së zezë por ka edhe ka ato pak deputete që kanë zgjedhur ngjyra për veshjet e tyre.
Fotot nga LSA