“Tartufi”, publiku shqiptar rikthen në skenë simbolin e hipokrizisë

 

Publikut shqiptar dhe miqve të teatrit ju pëlqejnë veprat që vihen në skenë nga regjisorë të njohur apo edhe të rinj, ku këta të fundit mesa duket, e kanë kuptuar dhe trendin e kohës apo “stilin” se si ta mbi-popullojnë sallën. Por edhe tema e veprës së famshme të Milierit, “Tartufi”, ndonëse e shkruar rreth pesë shekuj më parë, vazhdon të jetë me hipokrizinë një fenomen që mbizotëron sot kudo.    

Thuajse çdo i pranishëm në sallë, mik i artit, teatrit dhe shfaqjeve, gjatë një shfaqje apo në fundin e sajë, nuk heziton të bëj “Check in” (vendndodhjen) në rrjetin social “Facebook”, ku gjithashtu poston foton e shfaqjes që vjedhurazi e realizon dhe diçiturën apo komentin lidhur me ndjesinë që i dhuron shfaqja, një ndjesi pozitive kjo, e cila vihet re edhe në adresën zyrtare të Teatrit Kombëtar, ku nuk mungojnë komplimentat për shfaqjen dhe aktorët.

Dhe pikërisht në trendin e kohës, jo vetëm në Shqipëri, komedia është zhanri që publiku kërkon, dhe i mban ata të mbërthyer në karriget e kinemasë e teatrit.

Një ndër më të duartrokiturat, pëlqyerat dhe komentuarat ishte edhe premiera e 3  tetorit, ajo me titull “Tartufi, vepra e Molierit, e cila vjen në regjinë e Erion Kames dhe interpretimin e yjeve të skenës si Laert Vasili, Ligoraq Riza, ‪‎Justina Aliaj,‪Rajmonda Bulku,‪‎Olta Daku,‪‎Lulzim Zeqja,‪‎Vasjan Lami,‪‎Niada Saliasi,‪‎Dasara Xhangolli,‪‎Genti Deçka,‪‎Mehdi Malka,‪dhe ‎Vangjel Toçe. Për këtë komedi miqtë e teatrit kanë apeluar rikthimin e veprës në skenë.

Sakaq Teatri Kombëtar nuk  ka mundur t’i thotë dot jo kërkesave të shumta nga publiku dhe ditën e shtunë dhe të dielë (31 tetor dhe 1 nëntor) ora 19:00 do ta rikthejë “Tartufin” e Kames, vepër e cila është dhe një ndër shfaqjet më të suksesshme të vitit 2015.

Kjo vepër ka njohur sukses në skena të ndryshme edhe jashtë vendit ku me sa duket, hipokrizia që është një ndër problemet më të mëdha edhe të shoqërisë shqiptare, sot i flet kohës dhe shoqërisë nëpërmjet “Tartufit”, simbolit të hipokrizisë.

SHKARKO APP