Taseografia ose shikimi i filxhanit, tradita që është aq e madhe sa edhe Tinder
Arti turk i të lexuarit të fatit nga llumi i kafesë mund të datojë të paktën 500 vjet më parë dhe Gen Z, edhe pse shumë të rinj e kanë përqafuar dhe shndërruar në trend.
Çdo ditë, miliona njerëz e kanë filxhanin e kafesë gjënë e parë që bëjnë kur çohen nga gjumi për të rritur nivelet e tyre të energjisë.
Megjithëse besohet gjerësisht se kokrrat e kafesë u kultivuan për herë të parë në malësitë e Etiopisë, ishte falë Perandorisë Osmane që u popullarizua metoda më e hershme për pirjen e kafesë.
Kafeneja e parë në histori u hap në Stamboll në 1554 dhe në gjysmën e parë të shekullit të 17-të rreth 600 kafene ishin ngritur në të gjithë qytetin. Pikërisht atëherë lindi kultura e kafesë, siç e njohim ne.
Vetë përgatitja e kafesë turke, që nga bluarja e kokrrave, tek zierja në xhezve janë traditë më vete, që për shkak të pushtimit 500-vjeçar turk, është bërë zakon edhe në Shqipëri. Po ajo që është tradita më e çuditshme e kafesë turke, është leximi i fatit në llumin e filxhanit.
Si lindi?
Tradita mund të gjurmohet në haremin e Sulltan Sulejmanit, pasi gratë ishin të përjashtuara nga kafenetë publike. Në vend të kësaj, fallxhoret, u lejuan të hynin në harem për të lexuar ç’shfaqej në llumin e kafesë.
Kjo praktikë ka një emër dhe quhet taseografia. Në Turqi, ndryshe nga Shqipëria ku filxhanin ta lexon komshija, shërbimi ofrohet edhe në kafene të ndryshme. Madje, madje kohët kanë evoluuar dhe aplikacionet e krijuara nga AI ofrojnë lexim të fatit nga kafeja ose të lidhin me parashikuesit virtualë.
Parashikuesit virtualë
Në vitin 2017, Faladdin – një emër i krijuar sipas ‘fal’ dhe ‘Aladdin’ – u krijua nga modeli dhe influencuesi Sertac Tasdelen, i cili u rrit me një nënë që mund të shikonte filxhanin. Në vitin 2010, miqtë e tij filluan t’i dërgonin fotografi të filxhanëve të tyre të kafesë të kulluara nënës së tij, e cila do t’i përgjigjej me email. Përfundimisht, kjo evoluoi në aplikacionin, që gjeneron të ardhura sot. Tani, Faladdin ka më shumë se pesë milionë përdorues aktivë në mbarë botën dhe është po aq i madh në Turqi sa Tinder.
Në Amerikë Gen Z janë gjithashtu shumë të dhënë pas parashikimit të fatit. Ata janë të fiksuar pas horoskopit dhe leximit të letrave Tarot. Po, po, edhe ata të moshës 13-25 vjeç.
Edhe pse sfondi mund të ketë ndryshuar – nga haremet, në kafenetë, apo në ekranet e telefonit – kërkesa për të parashikuar jetën vazhdon të ekzistojë.