Tashmë edhe producente/ Keda Kaceli, një emër shqiptar me suksese ndërkombëtare

Nga Albina Gjergji
“Nuk është liria ajo që mungon, mungojnë burrat dhe gratë e lira”, me këtë shprehje të Leo Longanes-it, fiksuar në posterin mbi ballinën e “Tempio di Adriano” (Romë), shqiptarja Keda Kaceli pak ditë më parë ka prezantuar suksesin e radhës që mban firmën e saj.
Bëhet fjalë për promovimin e filmit kinematografik, të titulluar, “Riso, amore e fantazia”, i cili e rikthen drejtoreshën e revistës “Buongiorno Italia” në vëmendjen tonë, tashmë edhe si Presidente e Giorgio Leopardi International.


Ky film (fitimet e të cilit do të shkojnë në ndihmë të komunës së Amatriçes, zona më e prekur nga tërmeti i fund gushtit), që mori duartrokitje të mëdha mblodhi rreth vetes emra të njohur të kinematografisë italiane, por edhe figura të tjera të njohura të sferave të ndryshme.
Lidhur me këtë iniciativë të radhës, gjatë prezantimit të eventit dhe në rolin e producentes, Kaceli shprehu vlerësime për bashkëpunëtorët, parardhësit e FinMedia Group, si dhe falenderoi pjesëmarrësit e shumtë në sallë. Ajo bëri të ditur se ky film, që së shpejti do të shfaqet në të gjitha kinematë italiane përcjell një mesazh të fortë social dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të “Riso, amore dhe fantasia” do t’i dhurohen fondit të solidaritetit të banorëve të komunës së Amatrices, një nga qytezat më të dëmtuara nga tërmeti i 24 gushtit që goditi Italinë Qendrore e ku mbetën viktimë 298 persona.


Në këtë ngjarje kulturore nderuan me pjesëmarrjen e tyre aktorë e regjisorë të njohur të kinematografisë italiane, si dhe kryetari i komunës së Amatriçes Serxhio Pirozzi, i cili mbajti një fjalim mjaft prekës, por edhe kurajoz në sallën e “Tempio Adriano”. Ai falenderoi Keda Kacelin për iniciativat e mëdha që ndërmerr herë pas here, në veçanti për kauza të forta, siç ishte edhe ajo e Amatriçes.

Keda Kaceli vazhdon të drejtojë me sukses revistën politike italiane, “Buongiorno KItalia” dhe është një nga emrat më të lakuar në Shqipëri, Itali e më gjerë, veçanërisht për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në përkthimin për herë të parë në gjuhën italiane të veprës monumentale të At Zef Pllumit, “Rrno për me tregue”. Një amanet ky i At Zef Pllumit, lënë shqiptares Keda Kaceli, si pasaardhëse e njërit prej antikomunistëve të përbetuar, vrarë nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, Jonuz Kaceli.
Sipas producentes Kaceli, libri i At Zef Pllumit shumë shpejt do të mishërohet edhe në film, ndërsa sa i takon, “Riso, amore e fantasia” për gazetën “Koha Jonë” Kaceli tregon se, ky film pasqyron dhe shfaq një nga vlerat themeltare të kulturës, një pjesë thelbësore të kulturës italiane, atë materiale: ekselencën e lëndëve të para ushqimore dhe përpunimi i tyre, të pranishme posaçërisht vetëm në tokën italiane. “Riso, amore e fantasia” do të ketë premierën e tij edhe në Milano më datë 15 nëntor.


Gjatë prezantimit të filmit, drejtoresha e “Buongiorno Italia” u shpreh: “Që nga subjekti kuptojmë, që tema qendrore e filmit ka një vlerë dramaturgjike kaq aktuale pikërisht në kontekstin kohor të momentit historik që po jetojmë: nuk ka kaluar shumë kohë nga evenimenti i Eksposizionit Universal i Milanos Expo2015, aktivitet tërësisht i përqëndruar mbi çështjet që rrotullohen rreth temës së urisë, së cilësisë, zhvillimi dhe qëndrueshmëria e prodhimit, si dhe lidhjet dhe marrëdhëniet dhe respekti për tokën (bujqësore) dhe Tokën planetin tonë ashtu si sugjeron nëntitulli Expo2015 Feeding the Planet, Energy for Life, pra “Të ushqejmë Planetin, Energji për Jetën”. Ky rast ashtu si për të tjera kinematografi ndërkombëtare, nuk mund të mos ngacmonte një impuls kreativ edhe në Itali. Dhe ja ku erdhi propozimi i “RISO AMORE E FANTASIA”.

Vepra filmike përballon temën e “plagjaturës ushqimore” të produkteve italiane më të mira, produktet e çertifikuar DOP, me anë të një rrugëtimi përmes disa prej pejsazheve më të bukur e mbreslënës, kualifikues si nga ana turistike pikërisht si nga pikpamja natyrore e burimeve të të mirave materiale. Pra është i prekshëm në këtë projekt vullneti për t’u thelluar, për të kërkuar, përhapur e promovuar kulturën dhe identitetin specifik të territorit dhe karakteristikat humane dhe të solidaritetit të popullatave që banojnë në këto territore. Jo rastësisht ne producentët e filmit vendosëm t’ua dhurojmë TË GJITHA proventet pra fitimet e projeksioneve kinematografike të filmit tonë, popullatave të Bashkisë së Amatriçes, e cila u shkatërrua krejtësisht nga tërmeti i tmerrshëm që tronditi territoret e Italisë qëndrore në fund të gushtit”, theksoi producentja e filmit, duke shtuar se, “dikush tha dikur që “Arti mund të ndryshojë botën”. Ne nuk e dimë, nëse kjo është e mundur, por me kontributin tonë mendojmë ta përmirësojmë sadopak atë”, shtoi ajo.


“Mendojmë t’i japim një mesazh shprese popullit të goditur të Amatriçes dhe jemi të bindur se do arrijmë të transmetojmë edhe nëpër botë, sesi produkti kombëtar më prestigjoz që kemi, është “zemra jonë e mire”, aftësia jonë të vrapojmë në ndihmë të tjetrit, dëshira jonë për t’ju gjendur pranë atyre që janë më pak me fat se ne. Dhe shpresojmë se vetëm në këtë rast jashtë shtetit, të mund të na kopjojnë këtë atityd tipik italik dhe të mund të damkosen të gjithë me akuzën për “plagjaturë solidare”.

Sinopsi filmit:
Ndodhemi në njërën prej bukurive natyrore dhe bujqësore më sugjestive të Italisë së Veriut. Këtu ironiku brianxol Goffredo Delle Rose, star i vërtetë mediatik i botës agroalimentare, po punon për një projekt të fshehtë top secret: shpikja e species të pesëdhjetenjë-të të orizit, një oriz që mund të kultivohet dhe të rritet pa ujë pra edhe në shkretëtirë. Natyrisht produkti i tij fsheh një sekret, një patentë shkencore dhe inovative e filierës produktive qoftë e gjatë apo e shkurtër, që i bën unike disa prej cilësive ushqyese dhe estetike të alimentit të ri. Për këtë arsye përreth komunitetit të vogël pranë kritikut, i përbërë nga i riu Brando, asistenti i tij, nga Natalì ndërmarrësja bujqësore, At Laxaro frati rrëfyes dhe Anxhelina, guvernantja punëtore, sillen kuriozë dhe spiunë në kërkim të lajmeve, formulave dhe informacioneve…
Një ditë Goffredo merr një lajm të keq: editori (botuesi) për të cilin punon, do të shesë gjithçka për të shmangur falimentimin për shkak të borxheve. Blerësi potencial Adriel Ogro, manjat argjentinas i agrobiznesit, vë disa kushte në projektin e ri botimor, në kundërshtim me kritikun e famshëm. Dhe Goffredo duhet të vendosë: o të pranojë, ose të lërë gjithçka! T’i nënshtrohet projektit të errët mediatik të një biznesmeni me famë të dyshimtë, apo nga sytë këmbët?! Por Goffredo nuk dorëzohet. Dëshiron të kalojë në kundërsulm! Ky burrë tashmë është i vendosur! Arrin të fitojë mundësinë e fundit nga ish botuesi i tij Maks: të botojë një katalog universal me ekselencat ushqimore të vendit tonë sipas krahinave kundër “plagjaturës” dhe spekullimit ndërkombëtar që siç do e shohim, kryesohet pikërisht nga Adriel Ogro, i cili është ndër vepruesit më të mëdhenj. Një detyrë e vështirë që i sjell shumë të panjohura…
Për punën e tij, nga redaksia i vënë pas një stazhiste, vajzë e re, Rozalina Yelo, “shoqkë” e Adrielit. Mes Goffredos, Brandos dhe Rozalinës, janë xixa: përplasen me ironi tallëse, qortime dhe vizione të kundërta përgjatë një rrugëtimi plot rreziqe shpesh argëtues, i përshkuar mes kullotave të gjera, toka pjellore, fusha frutore, pemishte e vreshta, prodhues kazearë (djathërash) historikë në vetë rrugëtimet e tyre, koprotagonistët e gjithë komunitetit, thuajse një armatë e tërë dhe e bërë Brankaleone. Ata kalojnë së bashku momente të papërsëritshëm në zemrën e historisë dhe në pasurinë e kolturave inovative, të krijuara në shekuj me punë dhe përvojë. Të tre bashkë me Natalì ndërmarrëse bujqësore dhe një kuzhinier i ri i jashtëzakonshëm me sindromën e Doënit, na shpjegojnë raportin e paimagjuenshëm dhe kompleks të njeriut me ushqimin dhe rreziqet që shkakton tek shëndeti. Ndërkohë projekti i vërtetë i Goffredos, kokrra magjike e orizit, nuk shfaqet pa dhimbje. Shumë shpejt Goffredo bie pre dhe është viktima e kurtheve, hileve, planeve dhe bojkotit që vënë në rrezik vetë sigurinë e tij individuale. Rozalina duke qënë në kuotë të Adrielit, botuesi i ri, është e para që provon mbi kurriz mosbesimin pasi mbi të bien dyshimet mbi përfshirjen e saj të drejtëpërdrejtë në bojkotin që zhvillohet. Dhe kështu nisin akuzat reciproke. Në orizoren e kritikut çlirojnë një parasit killer dhe puna e një jete shkon në tym… Dhe kur duket se davaja është e humbur dhe çdo gjë ka marrë fund, gazetarja jonë zbulon me keqardhje për të shkatërruar Goffredon. Së bashku me nemesys-in e vajzës, me ndihmën e At Laxaros dhe Augustos, kuzhinieri ëndërrimtar, do dalë në pah e vërteta.

SHKARKO APP