TBU, Bachelor 2018/19: Vijojnë intervistat. Konkurrencë e lartë. Kuota të kufizuara

Bachelor 2018/19: Vijojnë intervistat. Konkurrencë e lartë. Kuota të kufizuara.

Në vëmendje të aplikantëve për studime bachelor 2018/2019 në TBU

Rikujtojmë aplikantët për studime bachelor, viti 1 në TBU se intervistat individuale me kandidatët do të vijojnë të kryhen në periudhën 6-10 Gusht dhe 11-27 Gusht, ora 10.00 – 13.00 dhe 16.00 – 19.00.

Intervista individuale me kandidatët konsiderohet kriter pranimi në TBU dhe vlerësohet me maksimumi 40 pikë, krahas notës mesatare të kombinuar me maksimumi 60 pikë. – Shënim: Për më tepër detaje lidhur me kriteret dhe kuotat e pranimit (kliko këtu).

Intervista, sikundër kemi njoftuar edhe më herët, konsiston në dy pjesë thelbësore:

Shkalla e njohjes që aplikanti/kandidati ka mbi TBU veçanërisht me praktikat e gjata profesionale që kryhen në TBU, rregullat dhe disiplina e shkollës tonë dhe aspekte të tjera të rëndësishme. – për këtë pjesë të intervistës sugjerojmë të vizitohet www.tbu.edu.al dhe burime të tjera informacioni, si publikime, takime me studentët, etj.

shkalla e gatishmërisë së aplikantit/kandidatit për të studiuar dhe aftësuar profesionalisht. – për këtë janë të rëndësishme përvojat personale të aplikantit, jo vetëm në rezultatet në mësime por edhe eksperienca të ndryshme pune dhe/ose shoqërore që tregojnë vullnetin dhe përkushtimin e aplikantit/kandidatit në formimin profesional dhe të përgjithshëm.

Kryerja e intervistës individuale nga çdo aplikant është e rëndësishme. Moskryerja e intervistës shkakton vlerësimin me 0 pikë në këtë kriter dhe i heq mundësinë kandidatit të diskutojë për tarifat e reduktuara (bursa sociale), këstet, etj. Shënim: Për më tepër detaje lidhur me tarifat dhe bursat e studimit (kliko këtu).

Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm kandidatësh, kryesisht maturantë pjesëmarrës në konkurset e TBU, për arsye të justifikuara, e kanë kryer intervistën ditë dhe javë më parë. Konkurrenca konsiderohet e lartë në raport me kuotat e kufizuara.

TBU do të mund të shkarkojë listën e aplikantëve me dt. 10 Gusht referuar udhëzimit të MASR. Inkurajojmë aplikantët e tjerë të interesuar për ta zhvilluara intervistën përpara datës 11 Gusht, të njoftojnë ditën dhe orën e përshtatshme me email: info@tbu.edu.al ose cel: +355 69 98 119 25.

Në ditën e intervistës aplikanti duhet të ketë me vete dokumentin e identifikimit dhe diplomën/çertifikatën e notave të shkollës së mesme. Sugjerojmë që në intervistë kandidati të paraqitet bashkë me një nga prindërit apo të afërm.

Me dt. 28 Gusht, pas përmbylljes së procesit të intervistave, TBU do të rradhisë të gjithë kandidatët sipas pikëve të marra në total për të dy kriteret për secilin nga dy programet veçmas, në përputhje me udhëzimin përkatës të MASR.

 

Regjistrimet do të zhvillohen me 7 nënfaza 2 ditore ku e para zhvillohet në datat 30-31 Gusht, e kështu me rradhë. Kandidatët e kualifikuar që nuk regjistrohen në TBU ose regjistrohen në një shkollë tjetër, i lirojnë vendin kandidatëve të renditur me poshtë. Raundi i parë përfundon me datë 12 Shtator 2018.

Për çdo sqarim paraprak mirëpresim pyetje me:

e-mail: info@tbu.edu.al, tel: +355 422 60 443 dhe/ose cel: +355 69 98 11 925.

SHKARKO APP