Të blesh pasaportën, tani edhe në Mal të Zi
Më 4 tetor, Mali i Zi njoftoi se pranonte aplikime për shitjen e pasaportës, duke lancuar programin e tij të ri. Vendi ofron 2 mijë aplikime për mundësinë e futjes në xhep të një pasaporte. Kostoja? Aplikantët duhet të investojnë minimumi 274 mijë dollarë në projekte zhvillimi.
Ata po ashtu duhet të paguajnë një kuotë prej 100 mijë eurosh për aplikimin që do të financojë rritjen në zonat e pazhvilluara. Zakonisht, aplikojnë shtetas nga vende që kanë mundësi të kufizuara për udhëtim, si Kina, Rusia dhe vendet e lindjes së mesme.
Kompania me qendër në Londër, Henley & Partners, ka përzgjedhur pasaportën japoneze dhe atë të Singaporit si më të dëshiruarat në botë në indeksin e saj për vitin 2019 falë aksesit të lehtë në 190 juridiksione. Për ata që kanë një pasaportë më të pafuqishme, programet e investimit në këmbim të shtetësisë, janë një alternativë e mirë.