Të çmendurit Adams
“Të çmendurit Adams” është një komedi e re muzikore që do të ngjitet në skenë nga 5 marsi ora 19:00.
Përmes lojës profesioniste të aktorëve, kërcimeve apo kengës totalisht live, sigurohet argetimi i publikut. Një shfaqje ku preken mjaft tema universale, ndër të cilat më kryesorja është ajo e vlerave të familjes. Ku gjenden ato? Një familje në aparencë e “çuditëshme” përballë familjes tradicionale.
Një histori fantastike dashurie mes dy adoleshentëve dhe një makth për çdo baba. Wednesday Adams, dikur një vogëlushe e mbushur me ligësi të hijshme e të papërmbajtshme, që do të helmonte vëllain e vet vetëm për një xhiro me ambulancë – tashmë është rritur dhe ka gjetur dashurinë. Fatkeqi – Lukasi – një djalë i ëmbël e romantik nga një familje e zakonshme, të cilin familja Adams nuk e ka njohur asnjëherë. Dhe sikur të mos mjaftonte, Wednesday i rrëfen dashurinë të atit dhe i përgjërohet të mos i tregoj të ëmës. Tashmë Gomez Adams, duhet të bëj atë që nuk e ka bërë kurrë më parë – të mbaj një sekret nga gruaja e tij që e adhuron aq shumë saqë puth edhe tokën ku ajo shkel, Morticias. Gjithçka do ndryshoj për familjen Adams brenda një nate kaotike kur Lukas dhe prindërit e tij “normal” ftohen për darkë nga të “çmendurit” Adams.
Ju ftojmë të takoni familjen Adams. Premtojmë argëtim ferri me drita të ndezura në sallë.
Endri Çela – Regjisor/Përkthyes
Erjon Medha – Drejtues muzike
Aledia Kondaj – Koreografe
Sofi Kara – Kostumografe
Beqo Nanaj – Skenograf
Me aktorët:
Elidon Alika
Adriana Tolka
Ina Morinaj
Ilia Kaçi
Kristian Koroveshi
Dajana Nenaj
Andi Begolli
Donald Shehu
Vlera Pylla
Anderson Gurra
Ermir Jonka
Oriada Zeza
Franceska Hysi
Aldjon Matarangasi
KOHA JONË SONDAZH

