Të dashurës së babait tim: “Ty, që ke të njëjtën moshë me të dashurin tim”

Le ta pranojmë, kjo që po ndodh është e sikletshme. Ti ke të njëjtën moshë me të dashurin tim dhe duket sikur është ai personi me të cilin ti duhet të dalësh, jo im atë. Ndonjëherë mendoj çfarë mendojnë njerëzit kur ne dalim të katërt. Babai, vajza, djali dhe gruaja e tij? Babai me 3 fëmijë? Nuk e di.

S’jam e sigurtë nëse ndonjëherë do ta kuptoj pse një vajzë kaq tërheqëse, e suksesshme dhe e zgjuar në fillim të të 30-ve të saj duhet të dalë me tim atë. Që nuk është dhe aq interesant sa mendon se është. Ç’të tërhoqi tek ai ?  Je e dhënë pas burrave në moshë? Apo atyre të martuar? Apo thjesht e nise dhe pe që gjërat po shkonin mirë.

A është e vërtetë që nuk ndodhi asgjë mes mes jush kur ai ishte ende i martuar me nënën time të mrekullueshme? Filluat pasi prindërit e mi u ndanë? Ai kështu thotë, por unë s’e besoj. Ai e di shumë mirë që unë s’do ta shihja më njësoj nëse do të ma pranonte se ka patur një histori me ty jashtë martese.

Jam e dëshpëruar për të ditur çfarë ka ndodhur vërtetë. Kujtimet e adolëshencës time tani kanë filluar të marrin kuptim; mesazhe që vinin në telefonin e tij, një mik i imi që ju pa bashkë teksa shkonit në një restorant edhe gjithë udhëtimet e tij të ‘biznesit’. Nuk ishin mjaftueshëm që ta kuptoja situatën, por mjaftonin që ime më të dyshonte. Do të më duhet ta pranoj që ndoshta s’do ta marr vesh kurrë të vërtetën dhe duhet të pretendoj që kjo është normale.

Ndihem shumë konfuze për mënyrën sesi duhet të sillem me ty. Në nder të nënës sime duhet të të urrej pak. Nga ana tjetër, për të ruajtur besnikërinë e tim eti s’dua fare të marr pjesë në biseda ku flasin për krizat e tij të moshës së mesme. Ndonjëherë ndihem krenare që ai po bën jetën që do.

Shqetësohem kur mendoj që jeta e re që ka nisur me ty mund të fshijë jetën që bënte me ne; duke qenë se ai është gati për një jetë të re. Madje, ma ka pranuar hapur që do të ketë edhe fëmijë të tjerë. Më ka thënë edhe që kësaj here, do të përpiqet të jetë më i mirë.

Mënyra se si flet me ty, më kujton mënyrën se si fliste me nënën time nga fundi dhe herë të tjera më ngjan me veten. Ashtu i flas partnerit tim kur jamë e mërzitur me të; shkurt, gjithë posesivitet dhe keq. Nuk mendoj se e juaja do të vazhdojë për shumë gjatë, por them se ai është i vendosur për të qëndruar me ty vetëm për ti provuar të gjithëve që ju të dy jeni bërë për njëri-tjetrin. Paçi fat!

Burimi: The Guardian

SHKARKO APP