Të dashurit sekretë të Meghan Markle përpara se të lidhej me Princ Harry-n

Ajo mund të ketë gjetur më në fund princin e saj, por Meghan Markle ka pasur disa lidhje të fshehta që janë zbuluar. Nusja mbretërore sipas Daily Mail ka qenë lidhur me burra nga të gjitha llojet e fushave, duke filluar nga aktorë deri në biznesmenë. Aktorja ka qenë edhe e martuar me Trevor Engelson nga viti 2011 deri në vitin 2013. Le t’i hedhin një vështrim lidhjeve të Meghan përpara se të takonte Princ Harry-n. 36-vjeçarja besohet se ka qenë në një lidhje me shkrimtarin komedian Shaun Zaken për gjashtë muaj në 2003. Mendohet se ata u takuan në Universitetin Northwestern në Çikago dhe nisën një romancë vitin kur Meghan u diplomua. Ndërsa ishte ende në kolegj, raportohet se ajo u lidh me lojtarin e basketbollit Steve Lepore. Megjithatë marrëdhënia e tyre ishte jetëshkurtër, pasi Steve u transferua nga Universiteti Northwestern në një kolegj në Karolinën e Veriut. Steve tani është një trajner basketbolli dhe jeton me gruan e tij Carrie dhe vajzën në Lexington të Virxhinias. Pas largimit nga kolegji, Meghan thuhet se ka pasur lidhje me aktorin Brett Ryland për pesë muaj. Nusja mbretërore raportohet se ka pasur lidhje edhe me aktorin Simon Rex. Ata kanë luajtur një serial televiziv së bashku Cuts në vitin 2005, ku edhe u takuan. Në vitin 2002, Meghan nisi një romancë edhe me një biznesmen në Argjentinë ndërsa punonte si praktikante në Ambasadën Amerikane në Buenos Aires. Gjithashtu raportohet se 36-vjeçaja ka qenë lidhur edhe me një student për 9 muaj në Universitetin Northwestern.

SHKARKO APP