Të dashuruar pas frutit ekzotik, australianët prodhojnë avokadon “Monstër”

Australianët duhet të kenë dobësi të madhe për frutin e avokados dhe padyshim madhësia e saj normale nuk mjafton për t’i kënaqur.

Prandaj ata kanë filluar prodhimin e avokadove vërtetë të mëdha, të cilat mbajnë emrin “Monstër”.

Avozilla është padyshim avokadoja më e madhe që kemi parë dhe është 4-5 herë më e madhe se avokadoja klasike, me një peshë rreth 1.5 kg.

Prodhuesi australian Ian Groves, i pari që çoi avozillën në Australi, thotë se është disi tronditëse të shohësh një avokado në përmasat e kokës së një njeriu, por asaj nuk i mungon asgjë nga avokadot e vogla. Veçanërisht në lidhje me shijen, ai thotë se nuk ka dallim.

Avozilla mund të  jetë një zgjidhje shumë e mirë për të gjitha restorantet dhe kafenetë që përgatisin lëngje apo ushqime të përditshme me avokado, konsumi i të cilës nga tendencat më të mëdha të kohës.

Nga ana tjetër, çdo avozilla shitet rreth 12 dollarë, duke e bërë kështu një kulturë mjaft fitimprurëse.

'Avozilla' is a 4-pound avocado as big as your face

 

SHKARKO APP