Të dëshpëruar dhe pashpresë, atje ku nuk mund të flitet aspak për masa mbrojtëse ndaj covid-19
Të dëshpëruar dhe pashpresë, të braktisur gjithashtu, kjo është situata në familjet në varfëri ekstreme ku mungon buka e uji, atje ku nuk mund të flitet aspak për masa mbrojtëse ndaj covid-19.
Nuk mund t’i mbajë larg virusit vetëm porosia: qëndroni në çadër! Familja e Flamurit, Shkëlqimit, Xhelalit e Agimit vuajnë çdo ditë krizën e urisë, pa higjenë e pa një strehë ku të flënë natën. Janë qindra familje që jetojnë në këtë varfëri në Shqipëri, të harruar nga institucionet e nën mëshirën e fatit.
ABC News ka vizituar katër familje në Dibër, Milot, Sarandë e Mamurras.
Ndiqni specialen nga gazetarja Luljeta Progni: