Të ecësh në “duart e Zotit”, ura që ka pushtuar rrjetet sociale

Me gjasë ky është imazhi që u është shfaqur më së shumti këto ditë në rrjetet sociale, pasi këto “duar Zoti” janë bërë tejet virale duke befasuar edhe vetë arkitektin që e ka projektuar.

Mes kodrinave të pyllëzuara të Vietnamit qëndron një urë e artë, e cila mbahet nga dy duar gjigante betoni, ky është atraksioni i fundit i krijuar në këtë shtet komunist ku nuk mungojnë shumë vepra tërheqëse.

Kjo urë është projektuar që t’i bëjë vizitorët të ndihen sikur po ecin mbi një rrugicë që mbahet nga “duart e Zotit” dhe që kur është hapur në qershor të këtij viti nuk ka qenë asnjë ditë bosh, duke u bërë si magnet për turistët.

Ura është në lartësinë 150 metra dhe gjarpëron mbi pyje në kodrat që fillimisht u zhvilluan nga kolonizatorët francezë.

Golden bridge on Ba Na Hills, Da Nang, Vietnam

Kjo zonë në Vietnamin qendror ka gjithashtu teleferik, kështjella, katedrale, kopshte të kuruara mirë dhe një muze me skulptura dylli, ku mund të gjeni mes tjerash Lady Gaga dhe Michael Jordan.

Mirëpo, “duart e Zotit” dhe kodra rreth tij nuk janë i vetmi destinacion që nuk duhet humbur, pasi në Vietnam mund të gjeni shumë atraksione të ngjashme, si një instilacion në formë reje kristali me 58.000 gurë Swarovski apo hotelin surreal “Crazy House”.

SHKARKO APP