Të famshmit që janë martuar me njerëz të panjohur /FOTO

Artistë të njohur, aktorë super të paguar, të gjithë kanë një emërues të përbashkët: famën! Por, nuk vlen i njëjta formulë ku flasim për partnerët që qëndrojnë në krahë të tyre, e me të cilët ata jetojnë ende romancat e dashurisë. Kanë zgjedhur të martohen me njerëz krejt normalë, aspak të njohur, që famën e kanë marrë pikërisht prej tyre. Nuk i kanë “bërtitur” historitë e tyre në publik, ama jetojnë të lumtur në individualitetin që i përcakton në çift, duke u shndërruar në protagonistët e kopertinave e faqeve të para të gazetave kudo në botë.

Jeni edhe ju kurioz të njiheni me aktorët VIP që janë dashuruar me të panjohur? Ky është momenti!

Image

Reese Witherspoon dhe Jim Toth

Aktorja e famshme, fituese e çmimeve Oscar, e takoi për herë të parë agjentin e talenteve të reja në një festë të një shoku të saj. Befas, aty plas një sherr me grushte, mes mysafirësh të dehur dhe pa logjikë, që godisnin njëri-tjetrin. Aty ndërhyn Toth, me elegancën dhe stilin e tij i kërkon me mirësjellje që ta ndërpresin sherrin, debatin. Kaq mjaftoi, dhe Witherspoon e piketoi njeriun e ardhshëm të jetës së saj. Ata u martuan vetëm një vit më pas. Prej asaj kohe, bashkëshorti i aktores së njohur vijon karrierën e tij si agjent në Agjencinë Artistike në Los Angeles, ku ka përfaqësuar emra të tillë si Scarlett Johansson, Robert Downey Jr dhe Matthew McConaughey.

Image

Alec Baldwin dhe Hilaria Thomas

Aktori i njohur dhe Hilaria u prezantuan për herë të parë në shkurt të vitit 2011 në Pure Food and Wine, një restorant vegan ky. “Unë isha duke qëndruar pranë derës me miqtë e mi kur Alec eci drejt meje, mori dorën time dhe më tha: Unë duhet të të njoh ty”. Asokohe Hilaria ishte 27 vjeçe dhe punonte si instruktore joge. “Pashë menjëherë se ajo ishte shumë e përkushtuar dhe një mbretëreshë e jogës”, është shprehur Baldwin për bashkëshorten e tij.

Image

Eddie Redmayne dhe Hannah Bagshawe

Redmayne dhe Bagshawe e filluan gjithçka si miq…Redmayne studionte në Kolegjin Eton, shkollën e konvikteve angleze, ndërsa Bagshawe ndoqi një shkollë fqinje të konvikteve për vajzat. Kur Bagshawe dhe shokët e saj të klasës organizuan një shfaqje mode për bamirësi, Redmayne u bë vullnetar për të ecur në pistë. “Dikush e kuptoi shpejt që unë isha djaloshi i zjarrtë, edhe pse vajzat e pranishme aty nuk kishin shumë informacion për mua”, u shpreh Eddie. Kështu nisi një histori 12 vjeçare miqësie, e cila është e kurorëzuar sot në martesë.

Image

Anne Hathaway dhe Adam Shulman

Ata u takuan fillimisht në festivalin e filmit të Palmës së Artë në vitin 2008, përmes një miku të përbashkët. Kimia e tyre ishte aq e dukshme, sa aktorja Hathaway i tha shokut të saj: “Do të martohesha me atë njeri”. Adam Shulman, sot gëzon statusin e bashkëshortit të saj. Edhe pse me një karrierë të cekët në aktrim, Adam nuk ka pasur të njëjtin ritëm suksesi sa gruaja e tij, përveçse një interpretimi të vogël në dramën e Meryl Streep në vitin 2015-të. Gjithsesi, ata sot janë një nga çiftet më simpatik të Hollywoodit.

Image

Jon Stewart dhe Tracey McShane

Sytë e tyre u takuan për herë të parë në një restorant meksikan në vitin 1996. Ai sapo i kishte dhënë fund një marrëdhënie shtatë vjeçare, ishte në depresion, po prekte fundin, ndërsa miqtë e ngushtë e telefononin gjithë kohës duke i bërë ftesa për të dalë e për t’u argëtuar. Kaq mjaftoi! Gazetari, aktori, publicisti, moderatori i njohur Jon Stewart frekuentoi për herë të parë këtë restorant ku njohu femrën që do e bënte për vete, Tracey McShane. Ata u martuan në maj të vitit 2000.

Image

Matt Damon dhe Luciana Barroso

Aktori i njohur e takoi Lucianan gjatë xhirimeve të filmit “Stuck on you” në Miçigan. Pas një dite të gjatë pune në shesh xhirimeve, ekipi realizues i produksionit e ftoi Matt që të dilnin për një pije në darkë. “Nuk e di si ndodhi gjithçka kaq papritur. Sot jemi një çift i dashuruar dhe me katër fëmijë. U njohëm në night club. Morali i gjithë tregimit? Kur jeni të lodhur dilni në darkë dhe argëtohuni. Pini një pije, frekuentoni vende të reja, ku i dihet, aty mund të takoni gruan e jetës suaj”. Ata janë martuar në dhjetor të vitit 2005.

SHKARKO APP