Të gjitha detajet e dasmës mbretërore!

Koha po kalon ndërkohë që një dasmë mbretërore është gati për të filluar. I pesti për fronin, Princ Harry po përgatitet për ceremoninë e tij me ish-aktoren amerikane Meghan Markle.

Këtu do të gjeni ndër detajet që duan ti dinë të gjithë nga kjo ceremoni që ka marrë vëmendje të madhe, ende pa filluar.

Dasma do zhvillohet të shtunën me 19 maj 2018 në mesditë, ku cifti do të kurorëzohet nga kryepeshkopi i Canerbury.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ceremonia do të bëhet në kështjellën Ëindsor, ku princ Harry u pagëzua dhe është bërë një vend tepër i vecantë për ciftin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në orën 1 të drekës, cifti mbretëror do udhëtojë me një karrocë në të gjithë kështjellën. Pritja do të bëhet në sallën e Shën Gjergjit, një dhomë 180 metra e gjatë ku realizohen mbrëmje të mëdha shtetërore.

Ndërsa së darkë, princi Charles do mbajë një pritje privatje për familjen dhe miqtë e ngushtë të ciftit.

Për të gjithë ata që janë të interesuar për ceremoninë e madhe, gjithcka do transmetohet me pamje direkte nga mediat britanike që janë ftuar.

Dihet se familje mbretërore do paguajë të gjitha shpenzimet e dasmës , ku keku i vecantë me lule do bëhet nga Claire Ptak, pasticierja më e mirë në Londër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?