”Të harruar dhe të goditur nga tërmeti”, në fshatin ku kalon vetëm kali

Fshati Kodër Mazhë e Madhe, është 30 kilometra larg Tiranës. Diku në periferi të Bubqit, edhe ky fshat është një nga zonat e prekura të tërmetit. Përpos fatkeqësisë natyrore, mesa duket ky fshat është lënë në harresë të plotë për një kohë të gjatë. Kjo është rruga që të çon drejt Kodër Mazhë e Madhe. Kali dhe mushka janë të vetmet kafshë që përdoren për mjet transporti dhe arsyeja është mëse e qartë. Në këtë fshat jetojnë vetëm dy familje. Njëra me katër anëtarë, e tjetra me dy. “Unë jam Agim Prreni. Më është prishur shtëpia, rrugë jo. Vetë i katërt në shtëpi. Edhe kafshën e kam për nevoja personale me nxjerr kalamajtë për t’i çuar në shkollë në radhë të parë, edhe për t’i marrë”.

“Te harruar nga shteti dhe te goditur nga termeti”, reportazh ne fshatin ku kalon vetem kali

SHKARKO APP