”Të hash nusen”, torta më e shtrenjtë në botë (VIDEO)

Një vajzë nga Londra, së bashku me ekipin ka gatuar një tortë që ka pamjen e një nuseje tradicionale arabe një metër e gjysmë dhe kostoja është marramendëse.

Debbie Wingham ka prezantuar ëmbëlsirën me katër diamante tre karatësh, ku vlera e secilit arrin në 15 mijë dollarë.

Ajo ka treguar se pajisjet tjera për ta plotësuar pamjet përfshijnë 1 mijë imitime perlash dhe 5 mijë lule, duke arritur në vlerën 1 milionë dollarë. Ndërsa përbërësit janë 20 kg çokollatë belge, 1 mijë vezë si dhe 50 kg dekorim të bardhë.

Torta, e cila ka thyer rekord mendohet të prezantohet në një panair në Dubai.

YouTube player

SHKARKO APP