Të infektuar dhe të divorcuar

Nga Ylli Dylgjeri-

Po rritet edhe numri i të infektuarve,
Po rritet edhe numri i të divorcuarve!
Numri i të infektuarve thuhet se vajti mbi 500, Numri i të divorcuarve nuk do t’thuhet tani!
Numrin e të infektuarve e raporton shëndetsia,
Numrin e të divorcuarve do ta thotë drejtësia.
Fajin për të infektuarit e ka Qeveria!
Fajin për divorcet e ka tradhëtia,
Për numrin e të infektuarve vendos 127,
Për numrin e të divorcuarve vendos shamata!
Për numrin e të infektuara flet vetë Ed Rama.
Për numrin e të divorcuarve do shkruhen drama

SHKARKO APP