Të lodhur nga konflikti, të lodhur nga mosbesimi

Nga Kolë Gjoka

Vetëm të kritikosh. Përçarja politike e shoqërisë shqiptare është relativisht e thellë. Ka pasur tentativa sporadike për ta minimizuar, por gjithmonë ka munguar guximi. Tani që fryn një erë e re e komunikimit pozitë-opozitë, të dy liderët kritikohen për këtë dhe ju quhet si dobësi përballë kundërshtarit politik. Kush janë ata që vetëm kritikojnë dhe asnjëherë nuk inkurajojnë? Sa të drejtë kanë me kritikat e tyre? Mendoj që të drejtën të kritikojë e ka kushdo. Ama kritika duhet të shoqërohet edhe me zgjidhjet. Kur prezanton edhe mënyrën e zgjidhjes së problemeve bëhesh edhe më i besushëm në publik. Gjithashtu me një rëndësi të veçantë është edhe mënyra se si i kam menaxhuar vetë situata të tilla. Kush janë ata që vetëm kritikojnë dhe e shikojnë realitetin në bazë të parimit „ ose me mua ose kundra meje“ ? Ata jemi ne, se me të tillë fryme e njohëm pluralizmin ! Do të ishte mirë që gjithësecili nga ne të shikojë veten në pasqyrë dhe të mendohet për ato që thotë. Jemi të lodhur nga fryma e konfliktit, jemi të lodhur nga mosbesimi. Kemi nevojë për bashpunim dhe bashkërendim. Një model tjetër i komunikimit, fatmirësisht, kanë liderët e pozitës dhe opozitës shqiptare. Është një model i ri, një model i njerëzve me kulturë perëndimore. Mënyra e komunikimit në distancë ka ndryshuar. Vlerësimet e ndërsjellta janë kthyer në normalitet. Vlerësoj si shumë produktive dhe shumë normale takimet e tyre jashtë kornizës zyrtare. Sot më shumë se kurrë na duhet kordinimi i veprimeve. Ne duhet të merremi më shumë me rezultatet, me drejtimin dhe ti shikojmë gjërat me pozivitet. Një gotë të mbushur gjysëm ta quajm gjysëm-plot dhe jo gjysëm-bosh. Përfitues nga kjo mënyrë bashkëpunimi është shoqeria shqiptare, është kombi shqiptar!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?