Të lumtur, mes të mjerëve?…

Nga AGIM JAZAJ    –

Lajmi doli taze këto ditë e mori dhen. Thanë se shkoi rrufe deri lartë, te guberna qeverisëse. Nga mediat lokale, të Vlorës, prej burimeve zyrtare, institucionale, të pakontestueshme, u publikua: Caktimi në pozicionin zyrtar, si drejtues në Drejtorinë e Bujqësisëstë…Shkarkimin e drejtuesit dhe të tjerëve, të IKMT- lokal…

Madje më herët, po  nga gjuha zyrtare, janë

publikuar në faqet zyrtare, fb, mediat qëndrore dhe lokale, të cilsuar, publikuar e shkarkuar, Si “grabitqarë”: drejtuesit e institucioneve, të spitalit Rajonal dhe të drejtorisë Arsimore Rajonale, etj.

Qytetaria vlonjate u befasua kur, po këta “Grabitqar” të cilsuar nga gjuha zyrtare qeverisëse, u rigraduan me spaleta Gjenerali, po nga akuzuesit!

Urra!- bërtitën njërëzit nëpër sheshe…

Edhe një njeri i thjeshtë hap syt. Ç’po ndodh: “I akuzon, i publikon, abuzon, i shkarkon si grabitqar dhe i gradon sërish si gjeneral”?!

Ndërsa një miku ynë nga brënda kupolës tregonte: “Një “kontribues” i njohur, veçanrisht në fushën e Ulërim-Sokëllimës, u përzgjodh dhe u caktua këto ditë në një pozicion të rëndësishëm, sipas kriterit:“Të jet trup, le të jet trap”!

Pirgu i kërkesë-marazeve dhe mali i letrave në vite nga banorët e pallatit 1212 Vlorë edhe drejtë Portalit, “Shqipëria që duam.al”, alias Poradhalit, për Shqipërinë që urrejnë me nr 11521 dhe datë, 01. 03. 2018, me emër e llagap, nr telefoni të sekretarkave, madje dhe me vulë të njomë, pijnë ujë te çezma e Thatë!

Nuk ndëshkojnë abuzuesit, por akuzojnë ankuesit!

 

PËRFITUESIT DHE DHUNUESIT E PUSHTETIT

 

Synimi i politikës për të përfitur pushtetin është aksioni final, për të cilin angazhohen gjithë strukturat e saj, “lokomotiva” në ballinën, duke tërhequr pas gjithë “vagonët” me udhëtarë drejt finishit. Nga ngjitja në pushtet premtohet, madje përllogaritet të përfitojnë gjithë zgjedhësit, pa dallim, ndërsa njerëzit brënda politikës, do të përfitojnë shumëfish edhe nga vendosja e “gradave” mbi supe. Njerëzit në përbërje janë medomeos më aktivët në propogandimin, zbërthimin e programit dhe për të bindur elektoratin; “për të qënë këta përfituesit” dhe  përcaktuesit për fatin e “suksesit të tyre”. Përtej propogandës së tejngopur, zgjedhësit pas “zborit” të gjat të zgjedhjeve, e jo të zgjidhjeve, të shënuara sa dhe të shëmtuara nën kapacitetin minimal, çmojnë më së shumti prijësit në kupolën qëndrore, pa u hedhur vështrimin stafeve të politikës, vertikalisht, qoftë ato lokale. Mjafton: Është i biri i filanit edhe pse vet nuk ka as në lagje emër e le më vepra!

Me këtë yrysh nisin betejën; ata që meritojnë të gradohen, për poste edhe ata që medoemos kërkojnë të venë “spaleta”! Në sprintin e ashpër drejtë pushtetit, dallohen lehtësisht prej “kamerave vëzhguese”,  të shfaqura në kronikat e ditës; të uriturit dhe oreks normalët, ata që kërkojnë dhe ata që meritojnë, ata që shërbejnë dhe ata që rrëmbejnë!

Politikat ende komentohen se (s)’janë “në kërkim të kohës së humbur”, pa mundur të përcaktojnë standarde të prera dhe përqindje fikse të rinovimit, apo të reformimit siç quhet të administratës publike, nivelin e shigjetës, deri ku duhet të prek, standarti, të cilin e zbatojnë vendet me demokraci të zhvilluar, të cilat (themi) i marrim për referim, po nuk zbatojmë standartet. Në SH.B.A, (p.sh) rrokada e pushtetit rinovon administratën deri në 2 përqind dhe prek nivele të përcaktuara. Madje për të dobishmit nuk ka limit, (moshë edhe tek ne) dalje në pension! Limitet e caktuara, parimet e të zgjedhurve nga antarësia dhe mirëpritja e shoqërisë civile, deri në idenë e përzgjedhjes së drejtuesve “hije”, të pritshëm, do të zmbrapste edhe turravrapësit, me ndikim në rritjen e përgjegjësisë, jo në humbjen e përgjegjësisë. Mbi 27 vjetët e tranzicionit-stanjacionit- tërkuzë, nuk kanë shënuar (as) pak në evidencat e tyre nga kontigjenti i shumtë i  Liderve, të jenë shndërruar në: Tregëtar të shpresës qytetare, por rezultojnë: Në rrënues të shpresës së shqiptarëve! Më së miri e provon këtë tregues-shkatërrues të vlerave dhe të shpresave: ”Zbrazja dhe degdisja nga vendi, ku u ka u bërë Koka Dëng njerëzve. Kjo Hata e djeshme, me klithmat e some për kujen e nesërme, ka “detyruar” Qeverinë e sotme të “Shpërblej” Lindjet me nga 400, 800 mijë dhe me 1.2000 mij; “Mullarin” e tretë, por pa shlyer njerëzit për lindjet, me 50 mijë lekët e vjetra, në vite, të lindjeve të deritanishme…E kush i ha këto mbroçkulla? ”Gënjeni zotrinj- po mos e kaloni Masën”- ka thënë edhe Marksi, në kohën e vet.

Të verbërit nga Trut- i besojnë gënjështrat dhe mashtrimet, le të jenë sa më të trasha, mjaftojnë të jen të partisë “së zemërës” dhe pse nxin e vret zemërat e shqiptarëve dhe të këtyre! Për këta, këto monstra: Partia është mbi të gjitha, e JO Atdheu mbi të gjitha!

Shpesh tek ne aplikohet porcesi “qilizëm” në administratë, në vend të “prashitjes”, shërbim i stinës, e keqe e domosdoshme për grupacionet, për të sunduar dhe jo për të udhëhequar, për të rrëmbyer dhe jo për të shërbyer! E përballur me “reformimin” e vazhdueshëm, administratës në tërsi, nuk i “kanë mjaftuar” as mbi 27 vjet rresht të tranzicionit të vendosen paisjet e thjeshta mekanike të prerjes së biletave, në 2-3 trena udhëtarësh me mesataren e 4-5 vagonëve. Nuk ka qënë mundësia as në 2-3 qytete, me afro 10 autobuzët e shërbimit uraban secili, për të vendosur po këto paisje! Habere të besueshme, thanë se një autobuz urban, pa fatorino, të cilin do ta drejtonte vet Kryeministri, ndoshta  për rasat, do të vendosej nga VLORA E RILINJES, për tu nisur pa mbrrijtur në rrugët e Europës e përfunduar në molet e Kolumbisë!

Përballë këtij konstatimi nga një i huaj që kërkonte nëpër autobuz mekanizmin e thjeshtë, dobiprurës, edukues për shtypjen e biletës, qytetarët e radhës u ndjen të fyer në shërbimin urban të kryeqytetit… As këtë hap të thjeshtë në drejtimin e duhur nuk ka mundur të hedh “reforma”, ta “rrok syri vëzhgues” i “reformistëve”-thonë udhëtarët e rastit.

 

QIRAXHINJ, JO ZOTËR…

 

Nëpërmjet zgjedhjes së drejtuesve të mëdhenj dhe nëpunësve të vegjël, qytetaria sheh në personin e këtyre “kampioneve” votën e dhënë, zbatimin dhe zbërthimin realisht të politikës, çmon veset dhe vyrtytet, justifikimin dhe shpërdorimin e pushtetit. Një pjesë jo e vogël edhe brënda këtij formacioni politik, mbështetur në opinionin e gjerë qytetar, arsyetojnë “firot” që kanë pësuar dhe i kanë pasuar njerëzit e provuar me pushtet në pozicione të ndryshme administrative. Njeriun e provon në pozicion. Në pozicionimet e ndodhura, çmohen dhe lakohen se: “Nuk kanë mundur të shpalosin vlerat, dobinë për komunitetin. Përkundrazi prej tyre kanë dhënë prova për shfaqje të megallomanisë, prepotencës dhe arrogancës në momentet e rastësishme të gjendur në ndonjë pozicion të administratës. Shumë zyrtaruc, megalloman e prepotentë i quajnë edhe zyrat e shtetit ku janë për të shërbyer, sikur të jenë zotër e jo qiraxhinj!

Për këto rrrjedhoja e kanë humbur respektin dhe mbështetjen e komunitetit”. Në demokraci nuk ekzistojnë poste, por pozicione.

Pushteti thjeshtë nga kjo sërë njerëzish, të përzgjedhur, komentohet nga qytetaria dhe opinionistët: “Si qëllim i vetëm përfitimi, personal, për ta mjelë “lopën qumështore”, shoqëruar me kredon e kobëshme:  Unë të jem i lumtuar, i pasur edhe mes të mjerëve. “Pas meje bëftë qameti”!

Njerëzit shpirt vegjël, e dritë shkurtër, të keqpërdorur dhe të futur nëpër labirinthet e pasurimit: pa punë, mund e mend, duke tymosur puro dhe hashah nëpër lokale, këmba mbi këmbë, po vrasin të sotmen e tyre, deri prindërit, gjyshërit e gjyshet, dhe të nesërmen e Shqipërisë, madje dhe të shqiptarisë.

 

PANDJESHMËRIA NJERËZORE

 

Militantizmi i llogoreve, i të verbërve nga TRUT, edhe kur lidershipi, kupola ka tradhëtuar dhe brakisur Kauzën e tyre, aspiratën e shqiptarëve, ky kontigjent me verbërinë, u shkon pas si dele, me besë edhe me të pa besët.

Njerëz të vdekur, mes të gjallëve, lumturohen vetëm e vetëm kur biri, a bija e tij është në një punë dhe ai, ajo ndihet e lumtur edhe mes Kujeve, Lotëve të shqiptarëve të tjerë, njërëzve të një gjaku rreth e rrotull!  Këta “njerëz” monstra, pa gjak njeriu e pa pikë gjaku shqiptari, mbajnë pëngë mjerimin e sotëm dhe koston e nesërme…

Si mund të ndihesh i lumtur mes mjerimit të bashkëqytetarëve të tu, bashkëkombasve? Si mund të këndoj këngë e të hedh valle një njeri i zakonshëm, e aq më keq një i zgjedhur me ndjeshmëri njerzore, kur përballë tij, ka ndodhur një vdekje? Si mund të jesh njeri, e aq më keq titullar, kur nuk e ndërpret qoftë dhe dy minuta aktivitetin në “Lungomare”, kur dëgjon se në Resulaj të Vlorës ka ndodhur një Gjëmë, me 8 të vrarë?! Dhe Ramica, ramiciotët, me birin e saj Neshet Leka e dha dhe e la mesazhin e vlerave, me një minitë heshtje, dhe për 8 viktimat e Resulajve! Si mund të dalësh e të kastrepsesh përpara “kazanit”, të jesh i ngopur dhe i dehur o njeri, kur rreth e rrotull qajnë me lot për kafshitën e bukës? Kur foshnja e shqiptarit përballë, nuk e zë gjumi, sepse nuk ka nëna ushqim, për ti dhënë? Si mund të ndihet i lumtur dhe të jetoj i lumtur Katili e Xhahili në vilat luksoze në: Butrint e Pogradec, në Uji Ftohtë e në Velipojë, në Syrel e te Shkëmbi i Kavajës?…Të ngrituara përgjat pusht-pushtetit, me pusht-pushtetin dhe shqiptarët e rracës tënde vuajnë për kotheren e bukës. Ku e kanë Ndjenjën e Ndjeshmërisë këta njerëz, të quajtur pa drejtësish njerëz!

Kemi jetuar jashtë vendit dhe njerëzit- njerëz, madje jo të një gjaku, por vërtetë njerëz, me dhëmsuri njerëzore, na sillnin ne emigrantëve te dera e shtëpisë: Qeskat me rroba për tu veshur dhe qeskat me ushqime për tu ushqyer! Dhe kur nuk kishe për ti paguar dritat, ta linin dritën sa për të parë…

Kjo urrjtje, babëzi është kultivuar tek ne nga Pushtarët, Politikanët Pa din e PA IMAN. Nuk mund të shqitet nga Kujtesa njerëzore një akt i rrallë i deputetit të Vlorës, me rrënjë nga Sevasteri, Agron Shehaj: Dhënia, lënia e rrogës së tij si deputet për një familje të varfër në Dibër, apo dhe akordimi i një shume të konsiderueshme mujore prej tij, për një nga viktimat e vetmuara nga “Tragjedia e Resuljave.

A nuk duhet marrë për referencë e frymëzim këto akte njerzore, të këtij të zgjedhuri, përfaqsuesi të votës së Arsyes, njeriut me shpirt, që ndjen në trupin e tij dhimbjet e të tjerëve?!

Si mund të harrojnë qytetarët e Vlorës, madje dhe të Shqipërisë; mos shkeljen e asnjë Qeveritari, e Deputeti të “Rilindjes” ditën e Gjëmës, në Resual, ku u vranë barbarisht 8 njerëz?!

Njerzit aty dhe kudo në këtë zonë pan dhe shohin vetëm dorën, ndjeshmërinë e dhëmsurinë njerëzore të kryebashkiakut të Labëri Selenicës- shkruante në Opinionet e tij pendëhali Kristo Mërtiri!

Njeriu- njeri nuk mund të jet skllav i një vendi pune, të shtëpisë së tij, pa lumturinë e gjithë shtëpisë shqiptare. Njeriun duhet ta udhëheq e frymëzoj arsyeja, jo instikti. Nuk mund të ket lumturi personale pa lumturi shoqërore!

Vota e instiktit, vota qorre, në një përqindje jo të vogël e shoqërisë së  pa zhvilluar, madje është përcaktuese, për fatin e vendit dhe të vegjëlisë. Kjo po mban në mjerim edhe vet të ardhmen e atyre, të fëmijve, nipërve e mbesave të këtyre të viktimizuarve, të cilët po mbeten si “Qyqe Lisi”, sepse bijtë e bijat po marrin arratinë dhe këtu do zbarkojnë Muhaxhidinët, një ditë- arsyetone dhe protestonte mes një grupi Lorenc Keqaj, aktivis i njohur i emigracionit shqiptar në Greqi, i cili Lumturinë dhe jetën e tij nuk e sheh me punësimin e tij, por me punësimin dhe lumturimin e shqiptarëve.

Partia- thot Lenci mund të filloj nga mua dhe jo të gjithë për mua.

Ndërsa militantët e thekur, trumëcak të ferrave, cicërojnë edhe në Fb e quajnë, përkthejnë: “Partia Fillon nga Mua dhe të gjitha për Mua, të tjerët  përballë le të vdesin”!

Ajo kënga ga sheshi i “Kateqit të Vlorës, këto ditë, ku ja thoshin me oi një grup militantësh të thekur “Rilindas”:

“Në mesin e shkretëtirës/ Jetojnë ca pashallarë/ Qumështin e egërsisrës/ E kanë ushqimin e parë”, dëgjohet kudo, i mbjanë ison, por dhe këndohet nëpër Sheshet Shqiptare…

 

SHKARKO APP