“Të mendojmë pozitivisht”, akrobatët sfidojnë vdekjen për të mbështetur artistët e prekur nga Covid
Të mendojmë pozitivisht për të ardhmen pavarësisht përballjes me koronavirusin. Ishtë ky mesazhi që përcollën një grup akrobatësh në Zvicër, të cilët sfiduan vdekjen duke performuar në 3 mijë metra lartësi, në një luginë sa përrallore aq edhe të rrezikshme.
Një grup akrobatësh në Zvicër kanë performuar në 3 mijë m lartësi për të mbështetur artistët që janë prekur nga COVID-19 në të gjithë botën.
Mes performuesve ishte edhe akrobati i rekordeve Freddy Nock, i cili u ngjit me biçikletë mbi shufrat e teleferikut Glacier në Les Diablerets, me sfond një luginë përrallore dhe të rrezikshme.
Dhe më vështirë akrobacia ishte për faktin se interpretoi me sytë e mbyllur.
“Në këtë situatë kam shumë ndjesi. Jemi të stresuar duke menduar çfarë ndodhë me koronavirusin në të ardhemn. Ndaj jemi këtu për artistët, për të dhënë një mesazh. Duhet të mendojmë pozitivisht dhe kjo është arsyeja pse jemi të lumtur; pamja këtu është e mrekullueshme dhe mendoj se ishte një peformancë e shkëlqyer ” u shpreh rekordmeni i lartësive Nock.
Edhe akrobatë të tjerë morën pjesë në shfaqje, si artisti zviceran i trapezit David Maillard, i cili performoi një shfaqje, i varur në një nga teleferikët, 200 metra mbi tokë.
Fillimisht, Ramon Kathriner hapi shfaqjen me “Rrotën e vdekjes” ndërsa valltarja italiane, Sheila Nicolodi kërceu në lartësi 3000 metra.
Por sfidat për këtë grup artistësh janë ambicioze, pasi akrobati Nock tha se ishte duke menduar për numrin e tij të rradhës dhe dëshironte të provonte të performonte në një tullumbace me ajër të nxehtë në një lartësi prej 5000m.