Të paralizuarit çohen në këmbë

Tre njerëz të cilët kishin vite që ishin paralizuar dhe u ishin hequr të gjitha shpresat, nisën të ecin sërish falë një implanti elektronik që shkencëtarët u vendosën brenda shtyllës kurrizore.

Paisja elektronike, e vendosur në shtyllën kurrizore, praktikisht lidh trurin e pacientit me këmbët. Ai duhet vetëm të mendoj të ecë e pastaj të përpiqet.

Swiss Digital Desktop Reklama

29-vjeçari Xhered Çinok, i paralizuar që nga viti 2013, u bë –pacienti i parë që nisi t’i hedhë hapat vetë në klinikë

Swiss Digital Mobile Reklama

Kelly Tomas, 23 vjeçe, e cila ishte paralizuar në vitin 2014 nga një aksident me makinë, tha: “Kur pashë që papritur nisa t’i lëviz këmbët vetë kur po më mbanin, e pastaj pak e nga pak nisa të qëndroj vetë, m’u mbushën sytë me lot.”

 Xhef Markis, përshkoi në këmbë një fushë të tërë futbolli pa ndaluar fare.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?