Të rinjtë më afër kinemasë, nisma e Qarkut Tiranë

 

A po e largon teknologjia njeriun nga njeriu? Çfarë po ndodh me brezin e ri, i cili po rritet me këtë mënyrë të jetuari… a po bëhet shoqëria me asociale?

Mjafton të ulesh në një kafene të Tiranës dhe të hedhësh sytë në tavolinat rreth e rrotull, pamja që të shfaqet tregon lidhjen e ngushtë të njeriut me teknologjinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të larguar sado pak këtë kategori nga kjo mënyrë jetese, por mbi të gjitha për të dhënë edhe një lloj mesazhi, Qarku i Tiranës dhe kryetari, Aldrin Dalipi këtë muaj kanë ndërmarr një iniciativë interesante.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projekti ka nisur në fillim të muajit dhjetor dhe ka kërkuar afrimin e të rinjve me filmin.

Çdo e hënë e këtij muaji, ka qenë në dispozicion të tyre ku kinematë e kryeqytetit u rezervuan nga ky institucion për gjimnazistët e qarkut.

Sallat e rrjetit të kinemave IMPERIAL u vunë në dispozicion të kësaj iniciative.

 Nuk mund të themi që ky organizimi ndryshoi mënyrën e tyre të jetesës, por të paktën për një ditë i solli të rinjtë më pranë kinemasë dhe filmit.

 “E hëna në kinema”, u konkretizua në javën e parë të këtij muaji, në datë 7.  

Të parët që përfituan nga kjo iniciativë ishin të rinjtë e shkollës “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet. Atyre u dha një mundësi për të shijuar një ditë ndryshe, larg ambienteve rutinore që ndoshta frekuentojnë çdo ditë.

Kreu i Qarkut Tiranë dhe Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi që ishte bashkë me të gjimnazistët në kinema, u shpreh se: “kjo është një mundësi e mirë që të rinjtë të zgjedhin kinemanë, të jenë më të socializuar me njëri-tjetrin dhe të jenë sa më larg jetës rutinore”.  

Java e dytë e muajit ishte rezervuar për nxënësit e shkollës “Arben Broci”.

Sipas kryetarit të Qarkut dhe Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi kjo është një nevojë që të rinjtë duhet ta kthejnë në zakonin e tyre të përditshëm, pasi për të është një rutinë e shëndetshme.

Për të, kjo ide erdhi si dëshirë e mirë që të rinjtë të jenë më afër artit, më larg smartphone-ve, apo kafeneve të zakonshme.

Mbi të gjitha, kjo iniciativë, përkthehet si një mesazh për të uruar një vit të ri të mbarë dhe sa më afër njëri-tjetrit. Ky  nuk është muaji i vetëm dhe i fundit për praktikimin e kësaj iniciativës, sipas Dalipit, ky projekt do të zbatohet edhe vitin e ardhshëm.

Pas kërkesë së Qarkut të Tiranës, kinematë e kryeqyteti kanë marrë angazhimin që çdo të hënë të kenë një çmim më të lirë për biletat me qëllim që të rinjtë të kenë mundësi të shohin filmat e fundit dhe për të qenë më pranë artit të filmit./DITA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?