Të tjera ndryshime në ekranin e Top Channel
Pas lajmit se Ledion Liço do të jetë prezantuesi i “BBA 8” dhe rikthimit të Xhemi Shehut në show-n e humorit “Portokalli”, thuhet se një tjetër personazh që do t’i shtohet dyshes Dudushi-Bregu. Luana Vjollca shumë shpejt do të jetë pjesë e një prej rubrikave në programin “E Diell”. Pasi ngeli vetëm me Motin dhe e paangazhuar në “Top Fest” ku prej vitesh bashkëprezantonte me të motrën Marinën, drejtuesit e TCH, kanë menduar t’a nxjerrin Luanën në ekran të dielën. Mendohet se kjo zgjedhje ka të bëjë me shifrat e audiencës, që duhet thënë se nuk janë aq të mira, në krahasim me programin rival “E diela shqiptare”. Megjithatë pritet që imazhi i bjondes seksi të ndikojë në shikueshmërinë e të dielës në Top Channel.