Tek supermarketet Lidl, shitet kanabis

Gjiganti gjerman i Supermarketeve, Lidl ka përfituar nga ndryshimet ligjore, për të tregtuar kanabis në rrjetet e saj në Zvicër.

Për 15 euro konsumatorët mund të marrin 1.5 gram kanabis premium zviceran të kultivuar nga kompania fillestare ‘The Botanicals’, që është rritur në serra të automatizuara.

Megjithatë thuhet se është e pasur në Cannabidiol (CBD), një përbërës në këtë bimë. Në vitin 2011, ligjet e Zvicrës ndryshuan për t’i lejuar njerëzit mbi 18 vjeç të blinin dhe të përdorin kanabis që përmban jo më shumë se 1% të THC.

SHKARKO APP