Telebingo dhe DITA, 100 lisa të kuq për rrugën poshtë Digës së Liqenit

Poshtë digës së Liqenit Artificial te Tiranes ndodhet trotuari i kembesoreve i cili nder vite kishte mbetur pa bimesi dekorative.

Gjate stines se veres kalimi mbi kete segment shumë të populluar eshte teper i veshtire per shkak te vapes dhe temperaturave te larta qe krijohen aty.

Prej ditësh kalimtarët e shumtë kanë parë ndryshimin e fortë të këtij aksi rrugor.

E gjithë rruga është mbjellë me pemë, të cilat dallojnë për nga trashësia dhe bukuria, krahasuar me pemët e tjera të mbjella në Tiranë gjatë aksionit të fundit të Bashkisë së Tiranës.

Çfarë pemësh janë? Bëhet fjalë për lisa të kuq (Red Oak). Përgjatë këtij segmenti janë mbjellë 100 lisa të kuq.

“Mbjellja e ketij druri dekorativ i cili gjate stines se vjeshtes ndryshon ngjyren e tij nga jeshile ne te kuqe eshte nje risi e cila instalohet per here te pare pergjate nje segmenti rrugor. Plotesimi i ketij segmenti me bimesi dekorative jo vetem qe do te reduktoje te nxehtin gjate stines se veres por do ti shtoj gjithashtu edhe ngjyrat mjedisit pereth” – thuhet në një njoftim të Bashkisë së Tiranës.

SHKARKO APP