Telekom Albania sjell Anastacia në Shqipëri

 

          Një nga këngëtaret më të njohura të mijëvjeçarit, Anastacia do të performojë për publikun shqiptar më 25 gusht. E mbështetur nga Telekom Albania, Anastacia e konsideruar si një ndër zërat më të mirë në botë, do këndojë live në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë këngët e saj më të pëlqyera ndër vite. Ndër to bëjnë pjesë hite si: Sick & Tired, Not that kind, Left outside alone e të tjera.

Veç argëtimit, ky koncert mbështet një nismë shumë humane siç është forca e femrës dhe roli i rëndësishëm që ajo luan në zhvillimin e shoqërisë. Këngëtarja, kantautorja dhe producentja Anastacia është mishërim i fortë i kësaj çështje. Ajo ka luftuar me kancerin e gjirit për shumë vite duke treguar forcë për të ecur përpara në jetën dhe karrierën e saj, pa u dorëzuar në asnjë moment. Albumi i saj i fundit quhet “Ringjallje”, i cili përcjell mesazhe shprese që inkurajojnë çdokënd për gjetjen e forcës vetjake dhe pozitivitetit të plotë. Me mbi 60 koncerte në të gjithë botën, falë Telekom Albania, Anastacia do të bëjë pjesë të turit të saj botëror edhe Shqipërinë.

 

Telekom Albania, si pjesë e grupit Deutsche Telekom kujdeset që të mbështesë nisma domethënëse dhe të rëndësishme, siç është roli i gruas në shoqëri. Me anë të këtij koncerti synon që nëpërmjet argëtimit të përcjellë një mesazh ndikues për të gjithë audiencën. Telekom Albania, si pjesë e Deutsche Telekom ndjek dhe zhvillon strategji e projekte në ndihmë të grupeve në nevojë dhe angazhohet në çështje të ndjeshme për shoqërinë.

SHKARKO APP