Telekom sjell për herë të parë John Newman në Tiranë

 

Artisti i njohur britanik John Newman vjen për herë të parë në Shqipëri me mbështetjen e Telekom Albania. Në koncertin më të madh festiv të organizuar ndonjëherë për Natën e Bardhë, Newman do të performojë për publikun shqiptar këngët që kanë kryesuar për javë të tëra top listat britanike. Koncerti që vjen në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të fillojë në orën 18 të së dielës, në sheshin Skënderbej dhe do të përfundojë pas mesnate.

John Newman numëron katër albume muzikore në repertorin e tij dhe mbi 480 milionë klikime në kanalin zyrtar në youtube. Këngëtar, kompozitor dhe tekstshkrues i këngëve të tij dhe shumë artistëve me famë botërore. Hiti i tij “Love Me Again” u rendit i pari në “UK Singles Chart” në korrik 2013 dhe ka mbi 355 milionë klikime në Youtube. I nominuar për tre çmime Brit Awards, fitues i Best International Video nga Los Premios 40 Principales në 2013, Newman nisi të shkruajë muzikë që në moshën 14 vjeçare. Pika kulminante e festimeve në Natën e Bardhë do të rezervojë për ju pikërisht performancën e këtij artisti të talentuar, i cili ka emocionuar gjithë botën me tingujt e tij.

Ky nuk është aktiviteti i vetëm muzikor që Telekom Albania mundëson këtë nëntor. Festa nis me natën e muzikës së mirë elektronike “Telekom Electronic Beats” që do të zhvillohen më 27 nëntor në Arena Club në Tiranë dhe kulmon me prezantimin e artistit të famshëm britanik John Newman që do t`i bashkohet Tiranës në festën e Natës së Bardhë, të kthyer tashmë në traditë prej disa vitesh. Skena më e madhe e instaluar ndonjëherë në Sheshin Skënderbej mundëson foni për audiencë me 50,000 persona dhe do të ketë rreth 180 lloje dritash e prozhektorësh. Telekom do të jetë dhe mbështetëse e edicionit të  17-të  të “Këngës Magjike”, që zhvillohet në ditët e para të Dhjetorit.

Festat e Nëntorit këtë vit janë nën ritmin e muzikës që mundëson Telekom Albania, e cila si pjesë e familjes Deutsche Telekom do të vazhdojë ta bëjë publikun shqiptar të ndihet pjesë e rrjetit që lidh Europën.

 

SHKARKO APP