Telemjekësia, lehtësi për të sëmurët me diabet

Të sëmurët me diabet, konsultat në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mund t’i bëjnë pa pasur nevojë të vijnë në Tiranë. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, bën të ditur se konsultat mund të realizohen nëpërmjet telemjekësisë mes QSUT-së dhe spitaleve rajonale ku pacienti merr shërbimin dhe përfiton trajtimin me rimbursim. Sipas FSDKSH, në këtë mënyrë lehtësohen procedurat dhe pacientët marrin
shërbim cilësor dhe me standarde afër vendbanimit.

SHKARKO APP