Temperatura ideale e kondicionerit gjatë verës
Temperatura mesatare e trupit është 36 gradë. Ekspertët thonë se një temperaturë perfekte në dhomë është midis 26-27 gradë. Nëse keni edhe ventilator, mund të alternoni përdorimin e ajrit të kondicionuar dhe ventilatorit.
I ftohti dhe thatësia e ambientit mund të çojnë në kontraktura të muskujve, kur rryma e ajrit të ftohtë i godet drejtpërdrejt, veçanërisht nëse bini në gjumë nën një rrymë ajri ose jeni duke punuar me orë të tëra nën një kondicioner.
Një mjek spanjoll, Juan Carlos Casado, tha se mbajtja e kondicionerit në një temperaturë nën 24 gradë është mjaft e dëmshme.