Temperatura të ulëta në gjithë vendin. Parashikimi i motit për ditën e enjte 13 dhjetor

Temperaturat do të shkojnë në minus gjatë natës dhe mëngjesin e ditës së nesërme.

Sipas parashikimit të bërë nga Meteoalb, nesër priten edhe reshje shiu dhe dëbore.

Ja parashikimi i motit për sot, e enjte 13 dhjetor:

Kthjellimet dhe vranësira të herë pas-herëshme do të na shoqërojnë deri nesër pasdite ku pritet shtim të vranësirave në të gjithë territorin.

Rrezikohen reshje shiu e dëbore, në sasi të pakta. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në fundjavë.

Temperaturat e ajrit do të luhaten nga -5 mëngjeset në zonat malore deri në 13-14 gradë mesdita në bregdet.

SHKARKO APP