Tendencë, 10 ngjyrat e flokëve më IN për sezonin e vjeshtës

Nëse keni flokë bIonde, flokë të kuqe, apo flokët ngjyrë kafe, Maggie Castellanos, koloriste në Marie Robinson Salon në qytetin e Nju Jorkut, thotë se ka ngjyra të nxehta të reja specifike për çdo vjeshtë dhe dimër. Më poshtë ajo na sugjeron sesi t’i lyejmë flokët këtë sezon vjeshte, duke u nisur edhe nga ngjyrat që personazhet e famshëm botërorë kanë përzgjedhur. Ja 10 ngjyrat më të preferuara:

1. Bronde (kombinim i flokëve ngjyrë kafe dhe bionde)
Kjo është një nga ngjyrat më të kërkuara për sezonin e vjeshtës. Është një kombinim i këndshëm midis flokëve ngjyrë kafe dhe atyre biondë. Shumë personazhe të njohur kanë zgjedhur këtë ngjyrë për këtë sezon. Ju mund të vendosni të luani me nuanca më të errëta, ose të çelëta të kësaj ngjyre, gjithsesi do të dukeshit të përsosura.

2. Bionde në ngjyrën e mjaltit
Nëse nuk dëshironi të zgjidhni ngjyrat e errëta për këtë vjeshtë, por nuk doni të jeni as plotësisht bionde, ju mund të zgjidhni që flokët tuaja të jeni bjonde në ngjyrën e mjaltit, si Beyonce.

3. Bionde e artë
Nëse ju jeni bionde, por dëshironi të ndryshoni diçka tek ngjyra aktuale e flokëve tuaja, ju mund të zgjidhni t’i jepni ngjyrës dritë me tone të arta, duke e çelur atë, si Gigi Hadid.

4. E kuqe e zbehtë
Nëse ju jeni një bionde e errët dhe dëshironi të ndiheni një sirenë si Isla Fishes, Castellanos rekomandon të zgjidhni ngjyrën e kuqe me tonalitet të ulët. Kështu ju mund të kaloni nga ngjyra juaj aktuale tek kjo, pa rënë edhe shumë në sy.

5. Qershi e artë
Nëse mendoni se floku juaj ka nevojë të shkëputet paksa nga ngjyra që keni momentalisht dhe të bëni një ndryshim tepër fin, ngjyra e qershisë e shoqëruar me tone të arta, do të ishte zgjedhja e duhur. Shihni sesi duket Emma Stone.

6. Ngjyra e kanellës
Mjafton të shihni flokët e Bryce Dallas Howard për të kuptuar nëse kjo është ngjyra që ju do të zgjidhni për këtë sezon.

7. Ngjyra kafe natyrale
Ngjyra kafe natyrale e Natalie Portman është e përsosur. Kjo është një ngjyrë që rekomandohet për çdo zeshkane më së shumti.

8. Ngjyrë gështenjë
Nëse dëshironi të qëndroni zeshkane, por edhe të bëni një ndryshim, zgjidhni t’i lyeni majat gështenjë, si Jessica Alba.


9. Ngjyra kafe e errët
Nëse ju doni të zgjidhni ngjyrën e errët për flokët tuaj, por jo të shkoni tek e zeza, kafe e errët si ajo e flokëve të Kendall Jenner është e duhura.


10. Ngjyra e zezë e ngrohtë
Këtë ngjyrë mund ta identifikojmë më së miri me atë të flokëve të Kim Kardashian. Këshillohet më shumë për femrat brune.

 

 

SHKARKO APP