Tendencë, 10 veshjet që nuk duhet t’i mungojnë garderobës suaj

E lamë pas pranverën dhe zyrtarish jemi në stinën e verës, por ndërkohë mendoni se çfarë keni veshur dhe çfarë do të dëshironit të vishnit në vazhdimësi. Stilistët më me emër në botë sjellin mjaft sugjerime interesante që ju duhet t’i merrni në konsideratë dhe pse jo t’i bëni pjesë të garderobës suaj. Ajo që kemi gjetur ishin veshjet delicate – por jo edhe aq delikate – të rikthyera nga vitet 1970, që prekin sportiven dhe nuk kërkojnë medoemos të shkoni në palestër. Veshje të hapura në supe, të cilat përdoren me funde të reja dhe kanë printime të stampuara në mënyrë që të mos të dukeni si gjyshja suaj. Lexoni më poshtë për t’u njohur me të gjitha detajet kryesore, që të kaloni drejt trendit të dukshëm, të cilën e keni ndeshur për herë të pare, por që rikthehet më e moderuar.

1. Veshje me stampime “cool”

Printimet e stampuara nuk janë asgjë e re, përveçse projekte të Pranverë-Verë 2015, të përgatitura në një stil të ri në prezantimet e tyre. Ato paraqiten me një larmi ngjyrash dhe shfaqen më së miri si çdo mbulesë tavoline pikniku dhe me shumë gjasa gjejnë përkrahjen tuaj përtej së vjetrës tradicionale. Çdo gjë është e çmuar, nëse është e lëshuar, apo edhe në format më seksi, kjo veshje është sajuar për një rikthim në stilin e rrugës.

2. Veshjet, tendencë e viteve ‘70-të

Çdo sezon, sidomos dekada të veçanta njohin ndalesa dhe pas një garë të ngushtë mes viteve ‘60-‘70, ky i fundit ka fituar terren jashtë mase, por mos prisni që të ketë funde me figurë të plotë vitin e ardhshëm. Këtë herë, kjo është e gjitha një prekje delikate në forma “Retro” të jakës së xhaketës, me kombinime të veçanta plot ngjyra dhe me një bollëk të xhinsit, nganjëherë të ndezura, nganjëherë të plota dhe të gjera.

3. Veshjet me printime jo të zakonshme kafshësh

Printimet leopard ishin në fokus në vitin 2014. Ky sezon do të ketë rikthim të këtyre tendencave, edhe pse janë të lidhura më së shumti me kafshë të egra më pak të zakonshme. Do të pikasni në veshje një sërë printimesh të kameleonëve, gaforreve, akrepave, peshqve, etj..

4. Veshjet me pak detaje sportive

Ne kemi parë për vite me radhë ndikimet sportive nga preferencat e Alexander Ëang, por tani më shumë vërehet një qasje e reduktuar në këtë sezon, duke filluar që nga punimet me vija, apo në qepje.

5. Veshjet me ngjyrat e kamoshit

Më parë kemi hasur ngjyrat lara-lara, ndërsa tani dominojnë ngjyrat që gjenden tek kamoshi. Zakonisht nuk është një element kryesor pranveror, apo veror për të guxuar me këtë material, por tani do ta gjeni me nuancë të së kuqes dhe mustardës.

6. Fustanet me supet jashtë

Në  ndryshim nga sezonet e kaluara, këtë herë stilistët kanë sjellë elementë të rinj me qasje të reja dhe të guximshme në fustanet e tyre. Supe tërësisht jashtë, gjysmë jashtë, ose të mbuluara paksa me rrjetë. Ishin këto fustanet e prezantuara nga stilistë të njohur në pasarelat ndërkombëtare. Ngjyrat varionin, duke u ndërthurur mes tyre.

7. Veshjet si platformë

Ky sezon solli një teknikë stilimi që është parë për herë të parë vite me radhë. Dezinjatorët e Peter Som të Donna Karan janë zyrtarisht duke i dhënë frymë të re pantallonave të gjera dhe që ato të funksionojnë si një platformë. Të veshura me këmisha të ngushta, të stiluara plot detaje ato paraqesin një siluetë perfekte.

8. Vijat në veshje

Vijat po shënonjë një bum në industrinë e modës, por kjo nuk do të thotë që duhen bërë domosdoshmërisht më të mëdha. Në vend të kësaj, ne po shohim dizenjatorët që luajnë me pozicionimin dhe vendosjen e tyre, si me trajtimin me shirita të tekstileve në Tibi.

9. Safari modern

Nëse rrobat mund të jenë tran-sportive, duhet të përgatitemi për të marrë përsipër një aventurë të egër. Dizinjatorët e mëdhenj duket se kanë një “safari” në mendje, duke krijuar kështu një veshje elegante, e cila që në dukje të krijon iluzionin e pranverës dhe verës.

10. Veshjet konservatore, të mbyllura në qafë

Stili konservator ishte një risi për shumë shtëpi mode këtë sezon dhe kjo ishte tejet e dukshme në koleksionet e tyre, duke krijuar një standard dhe stil unik. Christian Dior solli në koleksionin e tij veshje të tilla të një klasi tepër të lartë dhe plot ngjyra.

 Perktheu: Sidorela Lepri

 

 

 

 

SHKARKO APP