Tenori Placido Domingo rezulton pozitiv në testin për Covid-19
Tenori i famshëm Placido Domingo ka rezultuar pozitiv për Covid-19.
Lajmin e konfirmoi vetë ai në faqen e tij në Facebook.
“Ndjej se është detyra ime morale që t’ju njoftoj se jam testuar pozitivisht për COVID19. Familja ime dhe unë jemi të gjithë në izolim për aq kohë sa ajo vlerësohet e domosdoshme nga ana mjekësore mjekësore”, tha tenori spanjoll.
Domingo shtoi se ai aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore, por kishte përjetuar ethe dhe simptoma të kollës.
Domingo dha dorëheqjen si drejtori i përgjithshëm i Los Angeles Opera vitin e kaluar, pas akuzave për ngacmim seksual.