Tenorit Saimir Pirgu i jepet ‘Çelësi i Tiranës’

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka nderuar me simbolin “Çelësi i Qytetit” tenorin Saimir Pirgu, i cili në 5 mars do të ngjitet në skenën e TOB me albumin “Il mio Canto”.

Për kryebashkiakun, dorëzimi i simbolit të qytetit tenorit Pirgu është një shenjë mirënjohjeje për kontributin që ai ka dhënë në promovimin e vlerave tona kombëtare dhe në mënyrë të veçantë për përzgjedhjen e Tiranës si një nga stacionet e turit të tij botëror

Për tenorin, pirgu simboli i qytetit ka domethënie të veçantë. Në fjalën e tij, ai vlerësoi Bashkinë e Tiranës për organizimin e koncertit.

Në ceremoninë e organizuar, tenori Saimir Pirgu shoqërohej nga drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni.

SHKARKO APP