Tentoi të votonte familjarisht, votuesi në fshatin Vashtmi përplaset fizikisht me vëzhguesin e PD! Largohet duke marrë fletën e votimit me vete

Një incident është shënuar në qendrën e votimit në fshatin Vashtmi të Korçës. Një votues ka dashur të votojë familjarisht, por është penguar nga vëzhguesi i PD-së, çka ka bërë që mes tyre të ketë edhe konfrontim fizik. Ndërsa votuesi është larguar duke marrë me vete edhe fletën e votimit.

Disa familjarë erdhën për të votuar familjarisht,, ne nuk e lejuam sipas ligjit, ndërhynë dhe disa familjarë të tjerë, i thamë largoheni, nuk u larguan, vëzhguesi vajti për të mos i lënë të votonin bashkë dhe ata u konfrontuan fizikisht me të. Njoftuam policinë. Votuesi nuk është në qendrën e votimit dhe kur iku mori me vete dhe fletën e votimit“, tha sekretari i Qendrës së votimit

SHKARKO APP