Tenton të arratiset nga salla e gjyqit, bie nga ballkoni (Video)

Një burrë i akuzuar për drogë ka rënë nga ballkoni i katit të dytë në sallën e gjyqit ndërsa tentoi të arratisej. Christopher Clay Rudd, nga Utah ndodhej në gjykatën e Spanish Fork dhe po merrte vendimin.

Por ai largohet me vrap nga salla e gjyqit me pranga në duar, hipën mbi kangjellat e katit të dytë dhe bie në dyshemenë e katit të poshtëm. 35-vjeçari thuhet se ishte arrestuar nën akuzat për drogë dhe ndodhej në gjykatë për mosbindje për të marrë pjesë në seancat e rehabilitimit urdhëruar nga gjyktatat.

Ngjarja ka ndodhur të hënën ndërsa video është publikuar të enjten. Një zëdhënës i gjykatës, Geoffrey Fattah tha se Rudd theu këmbën, legenin dhe kafkën. Nuk ishte e qartë nëse ai u përpoq që të lëndonte veten qëllimisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 26 prill, Rudd u arrestua për vjedhje, posedim të një arme të rrezikshme dhe për drogë. Ai mund të përballet me akuza shtesë për përpjekjen për t’u arratisur.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?